Ish deputeti dhe ministri Neritan Ceka ka mallkuar publikisht ata që shesin apo blejnë votat.
“Mallkim dhe iu thaftë dora atij që shet dhe blen votën”. Kështu është shprehur në studion e Provokacijas Neritan Ceka, i cili shton se çdo popull ka qeverinë që meriton.
“Çdo popull ka qeverinë që meriton. Ne kemi qenë bashkë në lëvizjen e dhjetorit ku vumë në rrezik jetën, familjen, karrierën dhe jetuam për një popull që shet votën, por mallkim dhe iu thaftë dora atij që shet dhe blen votën, janë pjesë e një populli që nuk meriton demokraci. O është mallkim nga Zoti o nuk na i ka fajin njeri. Të huajt e shohin këtë si një mëkat gjenetik të shqiptarëve”.