Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Çelet gara për koncesionin e Milot-Fier; Rruga do të jetë me pagesë, 0.075 euro për km

12:45 / July 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama ne Vlore 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është çelur sot gara për ndërtimin e segmentit Milot-Fier, pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian.

Rruga do të jetë me pagesë, por do të ketë edhe segment dytësorë pa pagesë, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Infrastrukturës, vlera totale e investimit, nga koncesionari do të jetë 1.88 miliardë euro. Pagesa mesatarisht do të jetë 0.075 euro për km/mjet.

Do të ketë një garanci minimale nga shteti shqiptar deri në 10% të vlerës së investimit, e shtrirë vetëm për 16 vitet e para të koncesionit.

“Segmenti Milot- Balldren është në një proces kohor të paezauruar dhe kjo është dhe arsyeja se pse për momentin flasim për një formulë të re. Nuk e ngarkon shtetit shqiptar me asgjë më shumë se sa një garanci minimale trafiku. Praktikë e mirënjohur publikisht në çdo vend të botës. Financim masiv prej 1 miliardë e thuajse 200 milionë eurosh do bëhet nga fituesi i kësaj gare. Kuptohet do kemi një aks të Korridorit blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë në Unazën ku lëviz një pjesë shumë e konsiderueshme e trafikut përgjatë sezonit turistik”, tha kryeministri Edi Rama.

Segmenti Milot-Fier përbën 37 për qind ose pjesën më të rëndësishme të korridorit Adriatiko-Jonian. Në pjesën e Shqipërisë duke nisur nga Miloti dhe duke përfunduar në by-passin e Fierit, por me synimin për ta shtuar këtë segment do të ndërtohen:

53 km gjurmë rrugë të reja dhe 62 km që do të jenë gjurmë ekzistuese, por të rehabilituara në kategorianë A dhe B.

E gjitha gjurma e ndërtuar si pjesë e segmentin Milot Fier, do të shoqërohet nga rrugë ndihmëse, dytësore pa pagesë.

“Pra rrugët alternative janë kriteri kryesor që ne kërkojmë nga investitori i këtij projekti për ti dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin mes rrugës të shpejtësisë me pagesë dhe apo rrugëve ndihmëse të cilat të cilat do të jenë të mirëmbajtura nga i njëjti investitor por pa pagesë për qytetarët”.

Kjo rrugë me pagesë ka dhe një analizë shumë të mirë financiare bazuar edhe në faktet ekonomike dhe pagën mesatare të Republikës së Shqipërisë. Është vendosur që pagesa mesatare të jetë 0.075 euro për kilometër për makinë, tha Balluku.

Balluku tha se 110 km në orë është shpejtësia maksimale dhe i gjithë korridori nga Miloti te Bypasi i Fieri për 1 orë e 15 minuta. Milot-Kashar brenda 2024, ndërsa Kashar-Lekaj 2026./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.