Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çelet grupkapitulli i fundit me BE, Rama: Moment historik për Shqipërinë, ecim përpara me të njëjtin intensitet

09:43 / November 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 11 17 092818 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ka hapur sot grupkapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, atë të “Bujqësisë dhe Kohezionit”, duke përmbyllur fazën e parë të procesit negociues.

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Bashkimin Europian, dhe Marie Bjerre, Ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së, deklaroi se hapja e grupkapitullit të fundit përbën një moment historik për Shqipërinë.

“Ndihemi për plot energji dhe në borxh nëse nuk realizojmë në kohën e duhur. Jam i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit apo ribashkimit të Evropës po merr. Do bëjmë gjithçka kemi në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet e disiplinë dhe me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate e për tu siguruar se ky proces që po ndërtojmë të mos ndalet,” u shpreh ai.

Kryeministri garantoi se Shqipëria do të vijojë me të njëjtin ritëm pune në mënyrë që të sigurohet që procesi i anëtarësimit europian të mos ndalet.

“Do bëjmë gjithçka kemi në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet, disiplinë dhe me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate, për të siguruar që ky proces të mos ndalet.”, tha ai.

Kryeministri Rama vuri më tej theksin te mbështetja e jashtëzakonshme qytetare për integrimin, duke shtuar se 90% e qytetarëve kërkojnë prezencën e Shqipërisë në tryezën e BE-së.

“Sot Shqipëria del me krenari nga kjo fazë e parë dhe me një ndjenjë të madhe përgjegjësie. Ne nuk përfaqësojmë parti politike, por një komb të tërë që mbështet si askush tjetër BE-në dhe anëtarësimin në BE më shumë se 90% e qytetarëve tanë. Jam i sigurt se ata shumë pak që janë në këtë % të vogël që mbetet thjesht s’do kenë pasur ditë të mirë sepse vështirë të mendoj ndonjë shqiptar që anëtarësimi në BE nuk është ideja më e mirë dhe horizonti ku duhet të synojmë.”, u shpreh Rama.

çelet Edi Rama grupkapitulli Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.