Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se mesditën e sotme është sulmuar aplikacioni i institucionit që drejton, i cili update-on të dhënat e shifrave të votuesve orë pas ore. Ai tha se shifra se deri në orën 13:00 kanë votuar 31.87% e shqiptarëve bazohet vetëm te raportimi i 65 qendrave të votimit nga 5199 në total. Celibashi u shpreh se nëse problemi nuk do të zgjidhet, kanë gati planin “B” për një tjetër aplikon, por edhe një plan “C”.
”Në lidhje me % e pjesëmarrjes duke të sqaroj dy komente, e para është informacion; Pak a shumë pjesëmarrja që KQZ deklaron është e sonduar mbi bazë të atyre qendrave të votimit që raporton informacionin, nuk ka mbledhje akumulative për të gjitha. Kemi një numër të vogël qendrash votimi që kanë raportuar, pasi aplikacioni i KQZ është sulmuar pak më parë. Po punojmë për ta zgjidhur, nëse nuk zgjidhet kemi një plan B dhe një plan C.
