Policia e Vlorës bën të ditur se ka nisur hetimi ndaj pronarit të një servisi celularësh pasi janë konstatuar aparate celulare pa faturë blerje apo dokumentacion origjine.
Sipas policisë këta celularë, që kapin vlerën totale prej 4 milionë lekësh u sekuestruan.
NJOFTIMI I PLOTE
Vlorë
Seksioni i Hetimit Ekonomik e Financiar ka proceduar penalisht shtetasin S.L., për arsye se pas kontrollit të ushtruar në subjektin e tij “Servis, tregtim celularësh dhe kompjuterash” janë konstatuar disa aparatë celularë pa faturë blerjeje apo dokumentacion origjine.
Policia ka bërë sekuestrimin e tyre me vlerë totale rreth 400 000 lekë të rinj.
