Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Celulari në timon, shqetësim për policinë. Ja sa gjoba u vendosën gjatë javës

14:29 / November 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rrugore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia rrugore bën të ditur se vetëm në një javë janë vendosur qindra masa për kundravajtje të ndryshme, ku nga shifrat bie në sy se përdorimi i celularit në timon dhe mosvendosja e rripit të sigurimit është kthyer në një problem shqetësues/

Kështu, 229 drejtues mjetesh janë proceduar për përdorimin e celularit, dhe 216 për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Masat e tjera janë arrestime e 20 personave, ku 14 prej të cilëve në gjendje të dehur, 5 të papajisur me leje drejtimi. Ndërkohë që gjithsej janë pezulluar 219 leje drejtimi.

SHIFRAT E PLOTA

Policia Rrugore e Tiranës, përgjatë javës, ka monitoruar dhe ndjekur me prioritet shkeljet që janë burim për aksidentet rrugore, duke angazhuar patrulla civile dhe të uniformuara, për monitorimin e shkelësve të semaforëve, konstatimin e mjeteve që qarkullojne mbi normat e lejuara të shpejtësisë, verifikimin e drejtueseve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, përdorimin e aparateve celulare gjatë drejtimit të mjeteve etj.

Në funksion të kontrolleve për shkeljet që konsiderohen burim për aksidentet rrugore, janë verifikuar dhe:

• Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 20 shtetas, nga të cilët 14 në gjëndje të dehur, 5 të papajisur me leje drejtimi, 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe 17 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, po për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

• Janë pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 63 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 119 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 37 për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe janë testuar për alkool 1 646 drejtues mjetesh.

• Janë proceduar për shkelje të semaforit 76 drejtues mjetesh.

• Janë proceduar për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit 229 drejtues mjetesh.

• Janë proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë 216 drejtues mjetesh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.