Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Centimetrat tiranikë

20:50 / July 24, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cift 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dikur në Greqinë dhe Romën e lashtë, por edhe në mesjetë, burrat me penis të madh viheshin në lojë dhe talleshin.

Por ja që kohët ndryshojnë dhe bashkë me to, ndryshojnë edhe perceptimet.

Megjithëse jo për të gjithë burrat ka rëndësi, “gara e penisit” është për shumë prej tyre një faktor vetëbesimi i rëndësishëm që nga adoleshenca, madje shkakton probleme psikologjike dhe izolim social.

Penisët janë kaq të ndryshëm në njerëz të ndryshëm sa gara e centimetrave mund të jetë e pafund.

Atëherë çfarë konsiderohet “normale”?

Një penis me gjatesi nga 12 cm në 16 cm në gjendje ereksioni konsiderohet normal.

Perimetri i penisit në gjendje ereksioni konsiderohet normal nëse kalon 12 cm.

Perimetri është si të thuash “trashësia” e penisit.

Por më i rëndësishëm se gjatësia apo trashësia është një e dhënë tjetër: kohëzgjatja e ereksionit.

Gjithsesi, pavaresisht garancive statistikore, sindromat e shkaktuara nga penisi janë të ndryshme dhe shtrihen nga fobia e dhomave të zhveshjes ku personi dyshues vëzhgon tinëz dhe krahason veten me bashkëmoshatarë të zhveshur, deri tek fobia e atyre që bindin veten se nuk mund t’ua japin kurrë grave të tyre të njëjtën kënaqësi që dyshojnë se ato kanë provuar me të tjerë.

Studimet e fundit mbi “hartën e penisit” e ndajnë këtë organ në 3 kategori, të cilat gjithsesi mund të qetësojnë apo të shqetësojnë ata që vuajnë nga sindromat e ndryshme të shkaktuara nga penisi.

Në kategorinë e parë hyjnë burrat me gjatësi penisi nga 9 cm në 12 cm në gjendje ereksioni.

Këtu klasifikohen përgjithësisht aziatikët dhe në veçanti koreanët, të cilët kanë një gjatësi mesatare penisi prej 9.7 cm në gjendje ereksioni sipas studimeve. Indianët dhe kinezët janë afër tyre. Por nuk ka vetëm aziatikë në këtë kategori, në shumë raca të tjera normaliteti është në këto shifra.

Kategoria e dytë, ku hyjnë shumica absolute e burrave të kësaj bote është nga 12 në 15 cm në gjendje ereksioni. Këtu hyjnë përgjithësisht meshkujt e bardhë, ose raca kaukaziane, europianët, amerikanët, rusët, etj, etj.

Kjo është kategoria më e gjerë, por edhe brenda saj mos mendoni se ka qetësi. Për 1 apo 2 cm ndryshim, bëhet nami. Centimetrat tiranikë të penisit bëhen kësisoj kilometra të tëra mërzie dhe konfliktesh.

Kategoria e tretë përfshin meshkujt me gjatësi penisi nga 15 në 19 cm dhe këtu hyjnë kryesisht afrikanët.

Në krye të klasifikimit janë kongolezët me një mesatare prej 17 cm.

Shumica e sindromave të penisit kërkon vetëm mbështetje psikologjike, por ka nga ata që kërkojnë me ngulm ndërhyrje kirurgjikale për të zmadhuar penisin.

Këto ndërhyrje mund të japin një pamje më të madhe të penisit deri në 1 apo 2 cm por mund të dëmtojnë aftësinë e tij erektuese.

Shumica e andrologëve nuk i këshillojnë.

Kirurgjia këshillohet gjithsesi në rastet e microfalli-së.

Microfallia është situata në të cilën një penis në gjendje ereksioni nuk arrin 7.5 cm.

Për burrat e prekur nga microfallia, këshillohet vizita te andrologu, i cili mund të ofrojë disa zgjidhje të ndryshme në varësi të funksionalitetit të organit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.