Policia e Shkodrës ka vënë në pranga nëpunësin e gjendjes Civile të Koplikut pasi ka pajisur me certifikatë me të dhënat e dikjt tjetër një person në këtë bashki.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale arrestuan shtetasin E.R., 60 vjeç, nëpunës i zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative Koplik, Bashkia Malësi e Madhe. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet duke shpërdoruar detyrën, ai ka pajisur një shtetas me certifikatë me të dhënat e një shtetasi tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.
