Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, nuk u pranuan kërkesat e opozitës për interpelancë si dhe mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama. Bardhi tha se mazhoranca vendosi që kjo çështje nuk është urgjente.
“Duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin e saj për shndërrimin e parlamentit nga parlamenti që mbron interesat e qytetarëve shqiptar në një dyqan që mbron interesat e Klodian Zotos dhe Mire Mërtirit. Fakti që paratë e shqiptarëve transferon të dy njerëz në arrati nuk është një çështje urgjente për Kuvendin. Interpelanca urgjente dhe mocioni me debat janë dy kërkesa të drejta.
Sado siklet dhe hall të ketë Edi Rama mbi këtë çështje, duhet të respektohet kushtetuta dhe rregullorja. Nuk ka urgjencë thotë Kuvendi. Klodian Zoto dhe Arben Ahmetaj mund të marrin para nga buxheti i shtetit.
Paratë e shqiptarëve mund të financojnë arratinë e këtyre personale. Është një çështje që për mazhorancën konsiderohet e ezauruar. Kërkesa për interpelancë kërkonte këtë gjë. Do të zbatohet kushtetuta dhe rregullorja. Rrethi në të cilin kryetarja e kuvendit ka futur veprimtarinë parlamentare është një rreth i rrezikshëm”,-tha Bardhi.
