Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çështja e arit shqiptar në Hagë, mediat e huaja: Nëse e merr Shqipëria…

09:55 / April 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ceshtja korfuzit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë- “Paris-presse” ka botuar, në 1951 dhe 1954, dy shkrime në lidhje me debatin asokohe mbi çështjen e arit shqiptar midis Anglisë, Italisë dhe sigurisht Shqipërisë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

1586762195

“Uashington, 2 maj (A.P.-A F.P.). – Britania e Madhe, Franca dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të caktojë një ndërmjetës për të përcaktuar fatin e 2.900.000 dollarëve ar (afërsisht një miliard franga franceze), që pretendohen si nga Italia ashtu edhe nga Shqipëria.

Mësojmë se në rast se ky ar i jepet Shqipërisë, Anglia do të kërkojë të respektohen të drejtat e saj mbi stokun e metalit të çmuar si arsye e vendimit të Gjykatës së Hagës kundër Shqipërisë, duke dënuar këtë vend me 843.947 paund sterlina për dëmet e shkaktuara, kompensim për humbjen e jetëve dhe dëmtimin e pajisjeve të pësuara nga Marina Mbretërore (Royal Navy) në ngushticën e Korfuzit pas shpërthimit të luftanijeve britanike në zonat e minuara të paidentifikuara.

Për momentin, Shqipëria, ende nuk e ka bërë pagesën e gjobës.”

sdbsjj

“Hagë, 15 qershor (AFP.) – Gjykata ndërkombëtare ka dhënë një gjykim ku e deklaron veten të paaftë në rastin e 2.388 kilogramëve të arit monetar, pronë e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, të cilën gjermanët e kishin sekuestruar në Romë, në 1943. Një arbitrazh, në bazë të marrëveshjeve të Uashingtonit, ia kishte dhënë arin Shqipërisë, e cila do t’ia jepte në vijim qeverisë britanike si kompensim të pjesshëm të dëmeve që i kishte shkaktuar.

Por qeveria italiane gjithashtu pretendonte se edhe ajo kishte të drejtë për këtë ar, si kompensim të pjesshëm të kredisë italiane të konfiskuar nga qeveria shqiptare në 1945, dhe solli debatin para Gjykatës Ndërkombëtare.

Ajo (Haga) sapo e ka deklaruar veten të paaftë.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1951-1954-ceshtja-e-arit-shqiptar-ne-gjykaten-nderkombetare-te-hages/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.