Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka mbërritur në Tiranë në kuadër të një vizitë zyrtare ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare ka dalë disa minuta para mbërritjes së Michel për ta pritur në Bulevard.
Ndërkohë, pas takimit të 2 liderëve dhe takimit të dy delegacioneve, në orën 11:15 do të mbahet dhe një konferencë e përbashkët mes Michel dhe Ramës.
