Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çështja e presidentit të ri/ Salianji kundër draftit të Alibeajt: Lëvizje që i shërbejnë Ramës

11:21 / May 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 7d13ddef36a8ac6b08ff41493460adba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enkelejd Alibeaj ka thirrur një mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike këtë paradite.

Por në një prononcim për mediat, Ervin Salianji foli rreth kësaj mbledhjeje ku tha se nuk ka asnjë mundësi për zhvillimin e saj për shkak se sipas tij nuk ka kuorum. Ai vijoi më tej duke thënë se në mbledhje duhet të vinin të gjithë edhe nga ana e Rithemelimit, por sipas tij kjo nuk është pranuar.

Salianji ka hedhur akuza duke thënë se këto lëvizje sipas tij i shërbejnë vetëm Edi Ramës. Duke u ndaluar tek zgjedhja e Presidentit, sipas Salianjit fakti që kërkohet presidenti jo politik kjo po ashtu shkon vetëm në interes të Edi Ramës.

“Edhe sot nuk pati mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar. Ka pasur përpjekje nga mua që të përfshiheshin në mbledhje edhe deputetë të PD, të Rithemelimit. ka pasur dakordësi nga zoti Boçi në emër të tyre. Praktika parlamentare e PD, ne funksionojmë me rregulloren e PD, e jo të Ramës. Ajo përcakton që kryesia përbëhet nga kryesia e vogël e grupit parlamentar. Kam komunikuar me pjesën më të madhe dhe skam pasur njoftim për mbledhje të grupit parlamentar. Rrjedhimisht s’ka mbledhje sepse s’ka kuorum. Dua të besoj që është naivitet politik të thuash që presidenti i ri nuk duhet të jetë në politikë në 5 vitet e fundit do të thotë ti shkosh mbrapa Ramës. Grupi parlamentar i PD mendon që Presidenti duhet të jetë politik. Shikoni në Itali, Matarella vjen nga një eksperiencë të gjatë politike. Të gjithë mund të bien dakord për atë pensionistin me biçikletë. E gjitha kjo bën të zhvendoset vëmendja”, u shpreh Salianji.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.