Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çështja Ervis Martinajt/ RENEA zbulon sendet misterioze në Shijak, ja çfarë u gjet brenda shtëpive

17:31 / October 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervis martinaj 1 1068x601 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka ushtruar së fundmi disa kontrolle në qytete të ndryshme pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Në kontrollin blic të zhvilluar në Shijak, u kontrolluan dy banesa. Në aksionin ku morën pjesë edhe forcat RENEA, u bastisën dy shtëpi, në pronësi të anëtarëve të një grupi kriminal në Shijak.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se në këto banesa janë gjetur dhe sekuestruar sende, të cilat mund të ndihmojnë e mund të hedhin dritë në misterin që rrethon ‘fatin’ e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

“Hetimet për hedhjen dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit kanë përplasur ashpër insitucionet e drejtësisë shqiptare. Prokuroria e Kurbinit kërkoi të kërkontrollonte disa banesa në Durrës për të gjetur prova bilogjike për Martinajn, por në një seancë ‘top sekret’, gjykata e Kurbinit e rrëzoi këtë kërkesë. Sipas informacioneve paraprake, të marra në rrugë informale, policia dhe prokuroria kishin të dhëna se Martinaj ishte rrëmbyer nga një grup kriminal që vepron në Durrës dhe se gjurmën e fundit e kishte në një banesë në këtë qytet.

Prokuroria nuk është ndaluar në këtë kërkesë të parë, por i është drejtuar gjykatës së Apelit Tiranë. Gjykata e Apelit, në një seancë tepër sekret e ka pranuar dhe ka lejuar kontrollin e dy shtëpive në Shijak, që i përkasin një grupi kriminal. Detaje të tjera do t’jua bëj me dije në vijim. Kontrolli është ushtruar dy ditë më parë. Ka qenë prezent edhe RENEA. Tashmë mbeten për tu bërë të ditura rezultatet. Burime zyrtare po tregohen të rezervuara por është mësuar se janë marrë disa sende nga atje, por nuk dihet ende se sa do të vlejnë. Duke qenë se ky hetim po vijon, mund të ndidhë që moment pas momenti të ketë rezultate,”- tha Lala.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama.

Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.