Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Çështja “McGonigal”, PD kërkon të diskutohet sot në seancë

09:55 / January 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlament kerkesa pd 770x421 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetë të Partisë Demokratike depozitojnë kërkesën për ndryshimin e Rendit të Ditës në Seancën e sotme Plenare.

Ata kërkojnë mocion me debat për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, lidhur me akuzat ndaj tij për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një ish-agjent i sigurimit shqiptar dhe takimet e padeklaruara me kryeministrin Edi Rama.

Në kërkesë thuhet se “duke pasur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali të paprecedentë, ku Kryeministri shqiptar përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cenimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës; Si dhe, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup prej 16 deputetësh kërkon ndryshimin e Rendit të Ditës;
Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për çështjen e mësipërme”.

Po kështu deputetët e PD kërkojnë që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare datë 26 janar 2023, ora 11.00, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme.

Mes firmëtarëve të kërkesës është dhe kreu i PD-së Sali Berisha, teksa maxhoranca ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë kërkesë që mban firmën e tij.

WhatsApp Image 2023 01 26 at 09.36.37

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

22:00 / September 25, 2026

Fjala e plotë e Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është “kujt”

21:21 / September 25, 2026

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e një miliard njerëzve

20:59 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.