Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Çfarë diskutuan? Lukashenko i kthen vizitën Putin, shkon në Rusi. Ukraina forcon mbrojtjen në kufirin me Bjellorusinë

21:30 / December 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kulash
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Udhëheqësi i Bjellorusisë Alexander Lukashenko i ktheu vizitën liderit rus Vladimir Putin këtë javë. Nga Shën Peterburgu ai tha se ky samit vendosi disa “pika mbi i”.

Nga ana e tij, Putini e quajti samitin jozyrtar, “një mundësi të mirë për të diskutuar tema serioze”, duke përfshirë lidhjet dypalëshe. Samiti jozyrtar përfundoi me një mëngjes pune në një muze rus në Shën Petersburg, ku udhëheqësit e Rusisë, Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit panë një pjesë të një ekspozitë.

Ndërkohë, frika e shumë ekspertëve është një front i dytë lufte në Ukrainë, ai nga Bjellorusia. Këtë javë ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë njoftoi vendosjen e sistemit raketor rus S-400 në kufi. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Bjellorusia i lejoi Rusisë akses të plotë në bazat e saj ajrore ushtarake për avionët ushtarakë rusë.

Ndërkohë, imazhe satelitore amerikane tregojnë 150 helikopterë dhe qindra automjete tokësore të stacionuara rreth 50 km nga kufiri ukrainas.

Zyrtarët e lartë ukrainas kanë paralajmëruar se Rusia mund të nisë një ofensivë të re të madhe nga fronte të shumta në fillim të vitit 2023, duke përfshirë një tjetër përpjekje për të pushtuar Kievin nga veriu.

Rusia është përpjekur prej kohësh të joshë Bjellorusinë për t’iu bashkuar drejtpërdrejt luftës së saj në Ukrainë. Si përgjigje, Ukraina po forcon mbrojtjen e saj në kufirin me Bjellorusinë dhe po monitoron nga afër njësitë bjelloruse dhe ruse në anën tjetër të kufirit. Sipas shefit të inteligjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov, aktiviteti ushtarak i Rusisë në Bjellorusi është përpjekje për të hutuar Ukrainën që të devijojë ushtarët e saj nga juglindja e vendit drejt veriut.

Situata në Ukrainë është e rëndë, ndërsa rusët godasin papushim infrastrukturën ukrainase. Që nga 26 dhjetori, rreth 9 milionë njerëz në rajone të ndryshme të Ukrainës janë pa energji elektrike.

lukashenko Rusia ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.