Nëse nuk do të ishte këngëtare, Elvana Gjata do të ishte një kërcimtare e shkëlqyer, tha koreografi Albi Nako i ftuar në Vakep Up të enjten.
“I kam thënë Elvanës se ajo në këtë jetë po të kishte bërë profesionin e baletit, do ishte zgjedhje shumë e mirë. Baleti i shkon. Ajo do ishte një super kërcimtare. E ka shumë perfekt kërcimin”,- u shpreh koreografi.
Mesa duket deklarata e Albit nuk i ka shpëtuar këngëtares e cila ka ripostuar videon në Instastory, por ja që Elvana mendon ndryshe nga ai.
Pasi e falënderoi për opinionin, Gjata shkruajti se nëse nuk do të ishte këngëtare, më siguri do të ishte bërë një shefe shumë e mirë kuzhine.
“Faleminderit Albi! Nëse s’do kisha qenë këngëtare, do kisha qenë një shefe kuzhine e shkëlqyer, po të them! Suksese mjeshtër!”, shkroi këngëtarja krahas postimit.
