Basha ka mbyllur protestën e sotme në selinë blu, me shprehjen: Uragani i pamposhtur popullor do tu kthejë shqiptarëve lirinë.
Ai tha se sot u rrëzua përfundimisht parlamenti ilegjitim me refuzimin edhe të mandateve në listë.
“Gati për urgananin e pamposhtur popullor në 16 mars, të pastrojmë horizontin dhe t’ia kthejmë shqiptarëinë shqiptarëve të lirë e të bashkuar”, përfundoi ai.
Sërish u këndua himni kombëtar por këtë herë ishte një tenor që i dha hov himnit, mesa duket kryetari i PD-së ka ndërruar mendje nga stonimi i herës së fundit.
