Thirrjes publike të Këshillit Koordinues të Diasporës për zgjidhjen e ngërcit me procesin e votimit të Diasporës i janë përgjigjur të gjitha palët pjesëmarrëse dhe të interesuara.

Dhe pse është folur shpesh për afate, në takimin që zgjati për më shumë se tre orë, palët ranë dakord që në një tjetër mbledhje brenda kësaj jave të vendoset përfundimisht se çfarë do të ndodhë me votën e Diasporës.

Në takimin e kërkuar nga Këshilli i Koordinimit të Diasporës, krahas anëtarëve të saj ishin ftuar ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, përfaqësuesi i partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, përfaqësues nga Avokati i Popullit, shoqata Germin, Lëvizja për Diasporën e lirë etj. Ata patën një diskutim “maratonë” mbi situatën aktuale të procesit dhe mundësinë reale te realizmit të votës së Diasporës në një periudhë kohore kaq të shkurtër.

Të gjitha palët politike ranë dakord për realizmin e një takimi të veçantë të Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve brenda kësaj jave për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare fatin e votës së Diasporës për zgjedhjet e 25 prillit.

Në këtë takim të vecantë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjithashtu u ra dakord që të jenë të pranishëm me të drejtë fjale edhe përfaqësuesit e organizatave dhe të Diasporës.

Pjesë nga diskutimi

Celibashi duke shpjeguar rrugën institucinale që ka ndjekur KQZ tha se: Ne që ditën e parë të riformatimit të këtij institucioni çështjen e votës se Diasporës e kemi pasur prioritet absolut dhe jemi përpjekur që brenda kohës që kemi pasur në dispozicion të kishim mundësi që ta realizonim këtë projekt.

Aktualisht unë në cilësinë e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve kam propozuar dhe ju kam dërguar partive politike pjesën e parë të një seti aktesh të cilat do të rregullojnë procesin e votimit të Diasporës. Akti i parë që kemi përgatitur si institucion ka të bëjë me procedurat e regjistrimit si votues të të gjithë atyre qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote që kanë të deklaruar dhe të konfirmuar adresën e vendbanimit të tyre jashtë territorit të republikës së Shqipërisë në rregjistrin përkatës të gjendjes civile.

Aktualisht, zyrtarisht për institucionin e KQZ-së rezultojnë të regjistruar qytetarë shqiptarë me të drejtë vote të cilët banojnë jashtë territorit të republikës së Shqipërisë me të drejtën për të votuar janë 851 Në kuptim të ligjit dhe të kodit zgjedhor vetëm këta qytetarë kanë të drejtë të aplikojnë dhe të prezantojnë kërkesën e tyre për të votuar atje ku ata kanë vendbanimin. Ne e kemi përgatitur draftin e aktit në fakt jo vetëm për këta 851 por për këdo që është i kualifikuar si qytetar që jeton jashtë vendit   Me vendbanim të përhershëm atje por te deklaruar edhe këtu në Shqipëri sipas legjislacionit të vendit. Kemi pritur propozime, komente dhe opinione nga partitë politike por edhe prej faktorëve te tjerë jo partiak, jo politikë për çfarë ne kemi propozuar. Deri më sot përveç disa organizatave ne akoma nuk kemi marrë një koment, një opinion një përgjigje në përfaqësuesit e partive politike në lidhje me atë çfarë ne kemi propozuar. Padyshim që çdokush mund të pyesë përse duhet ti prisni partitë politike? Unë do të jem i sinqerte dhe i drejtperdrejtë. Duke qene se çështja është një çështje mjaft sensitive është shumë e rëndësishme që suksesin e këtij projekti sot apo dhe në të ardhmen partitë politike si të interesuarat kryesore të një procesi zgjedhor të japin dhe ato opinionin dhe mendimin e tyre ose thonë që nuk kanë asnjë opinion apo koment për atë që kemi propozuar në mënyrë që dhe ne të kuptojmë që ajo qe ne kemi propozuar i kënaq interesat e tyre dhe të çdo pale tjetër.

Nuk do kishte asnjëlloj kuptimi që ta shtronim për diskutim në mënyrë zyrtare draftin që kemi paraqitur por besoj me probabilitet thuajse 100% ai draft nuk do të marrë dakordësin e të gjithëve

Kështu që për sa ne kemi pasur në dorë për të bërë e kemi bërë, e kemi bërë një draft e kemi paraqitur për diskutim dhe presim një feedback nga partitë kryesore politike. Miratimi i këtij drafti do të ishte hapi i parë në rrugën e miratimit të akteve të tjera që kanë të bëjnë më normimin e  të gjithë procesit te votimit të Diasporës. Te kjo faze jemi për momentin.

I pyetur nga kryetari i KKD Mark Gjonaj se si do të zgjidhet ngërci që sot që Diaspora të marre pjesë në zgjedhjet e 25 prillit  Celibashi u përgjigj: Sa kohë që nuk kemi kaluar fazën fillestare nuk mund të jap një parashikim sa mund te realizohet.

Ka vetëm nje mundësi që kjo të bëhet. Për opinionin tim sikur edhe një shqiptar të votonte për këto zgjedhje për mua do te konsiderohej i përmbushur ky proces.

Ndërsa ministri Pandeli Majko tha se: Mendoj që përfaqësoj mendimin zyrtar të PS që është shprehur disa herë. Nuk ka nevojë për asnjë përgjigje zyrtare nga PS që komisioni i ligjeve të zbatojë ligjin, do të thotë të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të kodit zgjedhor. Për lehtësi mendoj që të gjitha detajet apo angazhimet të natyrave të ndryshme përsa i përket rregulloreve apo akteve ja lë të gjitha në dorë opozitës, e rëndësishme është të kemi votim të shtetasve tanë jashtë vendit më datë 25 prill. Sigurisht që numri është një problem, në sensin administrativ, por jo në sensin ligjor. Nëse duhet tu informoj aktualisht qeveria po punon të kalojë një akt normativ për shtyrjen e afatit të pasaportave të vjetra, me qëllim që ti jepet mundësia një numri që është shtruar si kërkesë nga ana e opozitës, një numri që kalon 1 milionë votues, të më korrigjoj z. Bylykbashi nëse e kam gabim. Kjo do të thotë se në situatën e pandemisë, e krijuar dhe të ndërrimit të pasaportave ka një varg problemesh që fillojnë nga brenda vendit, mendo për ata që jetojnë në distanca shumë të mëdha jashtë vendit. Pra, janë mbi 1 milionë votues që janë me pasaporta të vjetra ende që banojnë  brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Kështu që do ta përkrah variantin që ofroi kryetari i KQZ në parim që të shihet si projekt pilot, nga 900, 1 mije,  2 mijë apo 3 mijë  besoj se nuk do të shkojë në një shifër që do të prekë rezultatin real në Shqipëri. Por e rëndësishme është që ne të kemi cilësinë e të votuarit të shtetasve jashtë vendit. Pastaj ajo që vjen më pas është një proces që do të kërkojë nga të gjithë strukturat administrative, nga KQZ, Drejtorisë së Gjendjes Civile, zyrave konsullore e kështu me radhë një punë që sigurisht do të jetë përgatitore për zgjedhjet që do të vijnë më pas, por e ritheksoj ligji duhet zbatuar dhe nuk besoj se ka të nevojshme KQZ nevojën që për aktet e tij që janë në të drejtën e tij legale, pasi ligji i ka dhënë fuqi të plota pothuajse në formën e Gjykatës Supreme përsa i përket votimit të shtetasve jashtë vendit të shtojë shkresa në parti për të thënë a jeni dakord a nuk jeni dakord. Me eksperiencë time modeste dhe të zotit Celibashi ne e dimë që anëtarët e KQZ pasi propozohen nga partitë e tyre që i sjellin në komision mban lidhje online me partitë nuk ka nevojë për ndonjë shkresë nga ana e partive sepse kuptohet menjëherë nga mbledhjet e KQZ se kush është qëndrimi i partive… Unë po e përsëris dhe një deklaratë që besoj nuk e morët në formë shkresore po nga televizioni Top Channel ku përfaqësuesi jonë në KQZ tha le ta sjellë opozita si të dojë variantin formal të rregullave ligjore përsa i përket votimit jashtë vendit,  kështu që mendoj se jemi shumë afër një akti të rëndësishëm kushtetues dhe ligjor. Kështu që janë të gjitha mundësitë që ne ta realizojmë. Kaq”.

Ndërsa përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi tha se: Ne duhet të zbatojmë ligjin dhe kjo është çështja kryesore. Në të gjithë aspektet e procesit zgjedhor çështja kryesore që duhet të kemi parasysh është zbatimi i ligjit. Çdo lloj devijimi nga procesi do të na çojë në situata që mund të çojnë në pavlefshmërinë e zgjedhjeve, jo vetëm kjo çështje po çdo çështje e për rrjedhojë nuk mund të flitet me pakujdesi dhe të thuhen gjëra që janë të pambështetura.

Tani të them dhe diçka që është e rëndësishme fare. Vota e emigrantëve së pari dakordësia e partive politike më 30 qershor kur u miratua teksti me konsensus dhe më 23 korrik kur u miratua nga Parlamenti është moment historik. Debati është i gjatë, zyrtarisht ka nisur në vitin 2009, nuk ka pasur kurrë zgjidhje dhe më së fundmi arritë te këto dy nene po që janë shumë të rëndësishme. është i rëndësishëm për aspektin kushtetues, për të drejtën por  është po ashtu i rëndësishëm dhe për diçka tjetër. Ajo që ne shohim gjithnjë e më shumë dhe më qartë në raportet e OSBE ODIHR është presioni mbi zgjedhësit, një nga problemet kryesore që ndeshin zgjedhësit në Shqipëri dhe zgjedhjet në Shqipëri, është një nga themelet e standardeve të OSBE-së të cilat janë sot të dëmtuara rëndë nga procesi zgjedhor dhe pjesëmarrja në votim e emigrantëve do të ishte një numër votash nga zgjedhësit shqiptarë që në shumicën dërrmuese të tyre janë jashtë çdo lloj kontrolli apo presioni nga instrumentet shtetërorë apo kriminal që janë të përfshira në zgjedhje. Tashmë janë të njohura. Nuk ka administratë shtetërore që mund të bëjë presion nuk mund tu ofrohen vende pune. nuk mund të shkojnë inspektorate shtetërore për tu bërë presion bizneseve të tyre  etj., pra nuk mund të blihen kollaj, kriminelët nuk mund të ushtrojnë presione në zonat e tyre. Dhe sigurisht jemi të gjithë të vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri, sidomos një herë në katër vjet, një herë në 8 vjet mund të jenë faktori deçiziv për rrotacionin politik apo për ndryshimin. Në këtë aspekt përsa i përket opozitës dhe PD në veçanti është një interes shumë i madh që kjo të shkojë drejt në zgjidhje.

Po nuk mund të lë pa nënvizuar një fakt të rëndësishëm tjetër. Kemi një ligj të vitit 2016 i cili është miratuar, por është lënë i vdekur në sirtaret e administratës shtetërore. Nëse do të kishit patur zbatimin me një rigorozitet tipik tonin shqiptar të atij ligji ne sot do të kishim një regjistër me qindra mijëra, për të mos thënë një milion shtetas shqiptarë të cilët do të kishin intersin për të marrë shërbime nga shteti amë dhe mbiu të gjitha për të ushtruar të drejtën e votës. Në këto pesë vite ka pasur kohë mese mjaftueshëm për ta bërë këtë gjë, dhe nuk është bërë asgjë. për fat të keq kemi një shifër që është e dhimbshme kur e dëgjojmë prej 851 shtetas shqiptarë me të drejtë vote. Ndoshta janë 900 persona në totalin e tyre, është e paimagjinueshme. Dhe është pikërisht ky faktori kryesor që e bllokon këtë gjë. Ndoshta z. Majko nuk duhej të ishte ai që ti përgjigjej këtij objektivi, sepse është përgjegjësi kryesore e ministrisë së brendshme. Ministria e Brendshme ka detyrimin dhe udhëheqjen ligjore dhe metodologjike për të garantuar që shtetasit shqiptar të regjistrohen. Këtu vjen një problem shumë i madh. Kushetuta e RSH dhe Kodi Zgjedhor janë shumë strikt ndaj standardeve dhe parimeve për zgjedhjet. Dhe një nga këto është vota e shqiptarëve duhet të jetë e drejt për drejtë, ky është kriter kushtetues po dhe ligjor. Kjo do të garantonte që vota do të ishte e lirë dhe sekrete, dhe sot në procedurat për regjistrimin e emigrantëve që janë të vështira në vetvete, në informacionin tim ka shumë njerëz që kanë aplikuar dhe ende nuk kanë marrë konfirmimin, nuk kemi një procedurë të saktë që garanton nëse, po marr shembull emrin tim, Oerd Bylykbashi që aplikon nga Roma, apo Berlini, regjistron në mënyrë të sigurt vendbanimin e tij në mënyrë që KQZ ti dërgojë fletën e votimit të saktë Oerd Bylykbashit dhe jo dikujt tjetër që mund të keqpërdorë të drejtën e tij të votës. Këto janë probleme që njihen, nuk janë vetëm probleme Shqipërie ka ndodhur dhe në vende të tjera të ngjashme. Por është detyrimi i Ministrisë së Brendshme të garantojë saktësinë e informacionit që merr regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Çdo informacion tjetër do të ishte falsifikim dhe vepër penale po nuk e garanton sot akti që ka nxjerrë qeveria. Askush nuk e di nëse ato regjistrime dhe vetëdeklarime i përkasin në realitet adresës që japin shtetasit ose do të japin shtetasit. Nëse nuk ndodh kjo nuk mund të ketë siguri procesi i votimit. Sepse KQZ nukj do të dijë me siguri se ku i çon fletat e votimit për votim, nëse ju shkon në shtëpinë individuale apo shkojnë diku tjetër me qindra fletë votimi dhe mund të abuzohet . Kjo është një pasiguri dhe paqrtësi ligjore e papranueshme për standardin e KQZ. Shteti mund të bëjë shumë gjëra në mënyrë tolerante, por kjo pjesë është e hekurt.Sa kohë nuk e ka zgjidhur ende këtë pjesë jemi përpara një blloku që KQZ mund të bëjë aktet e të gjitha dhe pa zgjidhur këtë qeveria nuk mund të ecet para. Për fat të keq nuk e ka bërë ende këtë. Duhet të them dhe diçka tjetër për këtë. KQZ ka hartur një hartë dhe e kemi diskutuar dhe më herët me z. Celibashi, kemi pasur mudnësinë për ta diskutuar por jo në detaje,. Sigurisht debati duhet të jetë publik në Rregullator. Ajo që ne presim pavarësisht këtij akti unë gjykoj që duhet që të kteë KQZ dhe në intersin e diasporës dhe të gjithë zgjedhësve që kemi në diasporë, duhet të ketë në stratgji të qartë se si duhet të zbatohet kjo, nga jo strategji duhet të dalë qartë një rod map dhe një action plan për të gjitha veprimet që duhet të kryejë KQZ ku të jenë të eividentuara që më parë aktet nënligjore që duhet të nxirren dhe nuk dalin njëra pas tjetërs nëq padijeni po të jenë shumë qartë se kush akte bëhen, duhet të ketë një kalendar jo vetëm për aktet po të gjitha veprimet e tjera që vijojnë.  Në momentin kur KQZ miraton këtë gjë është një transparencë e jashtëzakonshme dhe frytdhënëse për të gjithë. KQZ në këtë moment ka miratuar një akt për regjistrimin e shtetasve nga diaspora, i cili për fat në konsideratën tonë, për fat të keq ka një problem themelor me Kodin Zgjedhor. Do e them shumë thjesht, nuk është përgjegjësi e KQZ të hartojë lista zgjedhësish, sepse këtë ia ndalon Kodi Zgjedhor dhe përgjegjësia është vetëm e drejtorisë së Përgjithshme Civile, pra e ministrisë së Brendshme. Pasi themi këtë del përsëri fakti që Ministria e Brendshme dhe DPGJC nuk ka miratuar as aktet e nevojshme dhe as modulet teknike që të garantojë që siç thotë neni 47 i Kodit Zgjedhor, lista e zgjedhësve nxirret nga regjistri kombëtar i gjendjes civile, pra asnjë burim tjetër, asnjë bazë tjetër të dhënash nga asnjë institucion tjetër. Dhe bindja ime dhe e kolegeve te mi ne PD është që të gjithë problemet zgjidhen, por duhet  një gjë që ta bëjmë patjetër dhe e degjova dhe nga z. Celibashi ne duhet të vazhdojmë punën pa diskutim, pavarësisht çdo afati tjetër që paketa e akteve nënligjore të përmbyllet në mënyrë që pasi të kalojnë zgjedhjet e 2021, të mos ndodh siç ka ndodhur në procese të tjera që harrohet për katër vite dhe rikapim këtë diskutim ps 4 vitesh. Unë gjykoj që ne duhet të fokusohemi drejt zgjidhjes por zgjidhjet të jenë absolutisht në përputhje me ligjin. Kështu siç e kemi situatën është shumë e vështirë, por diskutimi do të na çojë në një përfundim konkret. Ju falenderoj dhe jam i hapur për pyetjet më pas.

Ishte anëtari i KKD Lazim Destani i cili në fund të diskutimit i kujtoi kreut të KQZ dhe përfaqësuesve të partive politike se KKD, pra Diaspora i ka marrë premtimet e të gjitha partive se Diasporës do ti jepet e drejta e votës. “Ky është një ngërc që besoj më së miri mund ta zgjidh KQZ dhe organet kompetente. Diaspora do kishte me të vërtetë e ofenduar po të lihet pas dore. Bëni historinë duke e realizuar “, tha ai

Në bazë të kodit zgjedhor KQZ duhet të kishte kaluar aktet  nënligjore për realizmin e votës së Diasporës brenda 6 muajsh, afat ky që ka përfunduar në datën 20 shkurt 2021.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here