Avokati Spartak Ngjela ka përjashtuar kategorikisht mundësinë që politika amerikane të kontrollohet nga kryeministri Rama. Ai shtoi se shtatori mendohet të ketë ngjarje të rëndësishme politike në favor të funksionimit të drejtësisë
“Nuk ka mundësi që politika amerikane të drejtohet nga Rama. Ata ja kanë thënë. Politika amerikane nuk urdhëron. Ja kanë sugjeruar dhe ajo doli e tha. Pak ditë më parë bëri presion të hapur diplomatik. Tha ose hajde me ne, ose ik me Saliun dhe hani bar. Ata Berishën në parlament nuk do ta pranojnë. Ambasadorja thotë respektoni ligjin. Hyni në Parlament me një bashkëpunim dhe të pastrohen ata që i kap ligji i dekriminalizimit. Shtatori mendohet të ketë ngjarje të rëndësishme politike në favor të funksionit të drejtësisë”, tha ai për Fax News.
