Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi nuk i miratoi lejen PS së Shkodrës për takimin elektoral të kryeministri Edi Rama këtë pasdite, me argumentin se nuk ka sheshe të lira, pasi zhvillohen aktivitete për sezonin turistik.
Por ndërkaq kryeministri Rama nga Parlamenti tha se mbase plani i opozitës është për një 2 prill tjetër.
Lexo edhe- Hakmerret Voltana Ademi, i ndalon Ramës mitingun në Shkodër
Megjithatë mitingu do të mbahet sot në orën 19.00 ndërsa është mësuar se do të protestojnë simpatizantë të PD-së.
Policia e Shtetit nga ana tjetër po merr masat. Mitingu i kryeministrit Rama dhe marshimi i opozitës ka venë në gatishmëri Policinë e Shkodrës.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se nga strukturat e Policisë janë marrë masat e nevojshme për situatën që mund të krijohet dhe për këtë janë angazhuar nga të gjitha strukturat e policisë rreth 200 forca të drejtorisë vendore të Policisë Shkodër dhe FNSH.
