Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Çfarë do të thotë “Sarile”? Bes Kallaku zbulon “misterin”, flet dhe për shkëputjen nga televizioni

16:01 / December 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 besijpg 1702456371 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në një emision televiziv Bes Kallaku ka zbuluar “misterin” e momentit. Aktori i humorit, që shpesh eksperimeton edhe në muzikë, ka treguar se cfarë do të thotë “Sarile”, nga bashkëpunimi i tij i fundit me Mandi Nishtullën, që ka “cmendur” jo vetëm rrjetet sociale, por gati gjithë Shqipërinë.

“Sarile sipas Mandi Nishtullës domethënë ‘të gjithë bashkë’.”- tregoi Besi, i cili ka rrëfyer gjithashtu si erdhi bashkëpunimi me Mandin, ndërkohë që “Sarile”-ja kishte nisur të kthehej në fenomen:

“Deri dje ishte trending e 74-ta në botë. Ka qenë shumë virale në TikTok, Mandi pikërisht këtë frazë e ka thënë para katër vitesh tek Gon Kalaja. U bë virale dhe pastaj i dhamë këngës identitet. Tani u bë gjithëpërfshirëse.

Nuk e di, ndonjëherë ti mundohesh të sjellësh një projekt me mendimin tënd që do dalë të jetë goxha virale, por asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh dhe çfarë përqafon publiku. Unë e kam sqaruar gjithmonë dhe e kam thënë në çdo dalje timen publike që nuk kam lidhje ti them vetes këngëtar, por ama unë kam diçka, punën e gjetjes ose nuhatjes së diçkaje. Një karrierë 20-21 vite në skenë si humorist duke pasur eksperiencë sepse materialet humoristike i shkruanim vetë do të thotë se e di se çfarë do publiku që të qeshë apo të ndihet këndshëm. Me këto këngët çohen dhe kërejnë.”

Ndërkohë, përtej suksesit të fundit dhe muzikës, së fundmi Besin e kemi parë larg aktrimit dhe televizionit dhe një arsye për këtë e ka. Sigurisht, jo vetëm djali i sapoardhur në jetë dhe familja, por edhe një vendim që ka marrë në lidhje me karrierën

“Tani me ardhjen e Amenit normalisht familja ka nevojë. Besoj se nuk ka bekim më të madh kur Zoti të jep një fëmijë. I gjithë investimi yt në jetë është i kotë kur në jetën tënde vjen fëmija. Aty kupton që rëndësia më e madhe nuk është asgjë tjetë veçse shëndeti dhe mirqënia e tyre. Jeta jote merr vlerë kur ti e kupton se për kë po jeton ose duhet të jetosh.

Sa i përket angazhimit televiziv deri në muajin mars kam qenë tek “Zemër Luana” dhe tani nuk mora angazhim artistik ose televiziv për faktin se jam investuar pak në biznes. Tani kismet me sezonin e ri kam një projekt por nuk mund të flas pa u konkretizuar.”- tregoi Besi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

Pas polemikave, Princ Harry zbulon lajmin e fundit për Archie dhe Lilibet

20:18 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.