Intervistoi Manjola Dervishi
Hipertensioni është sëmundja e shpeshtë kronike e të rriturve (personave mbi 18 vjeç). Përveç që është sëmundje e shpeshte, hipertensioni është sëmundje e cila duhet trajtuar me kujdes, sepse mund të shkaktojë pasoja të përhershme.
Mjeku Elidian Behluli nga tregon me shumë.
Çfarë është hipertensioni, kjo sëmundje e përhapur në pjesën më të madhe të popullatës shqiptare?
Hipertensioni ose tensioni i lartë si e njohim në gjuhë popullore është një sëmundje në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi arterjet.
Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulëta gjatë diastolës së zemrës. Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar për presionin ose shtypjen normale atëherë flasim për presion të lartë të gjakut ose hipertension.
Ne fakt cilat janë vlerat normale të presionit të gjakut?
Vlerat normale të presionit arterial sistolik janë rreth 140 mmHg ndërsa presioni diastolik duhet t’i ketë vlerat rreth 90 mmHg.
Si mund të diagnotiket kjo sëmundje?
Shpesh herë diagnostikimi i hipertensionit është i komplikuar sepse ai varet edhe nga gjendja psikike e pacientit dhe ka vlera të ndryshueshme gjatë ditës.
Gjatë stinës se verës, shtypja e gjakut stabilizohet për shkak te temperaturave te larta, organizmi bymehet, ndërsa gjatë dimrit ajo ngritët për shkak te tkurjes se organizmit ne pergjithesi nga temperaturat e ulëta.
Megjithate ka disa ekzaminime që ndihmojnë në përcaktimin e saj.
Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet simptoma të tilla sikurse:
Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks
Marramendje
Pagjumësi
Urinim i shpeshtë
Etje e madhe
Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri.
Si mund ta trajtojme?
Hipertensioni mund të kurohet e anë të medikamenteve por edhe me një menyrë jetese të shëndetshme.
Ja çfarë dihmon në uljen e hipertensionit!
Dieta me shumë pemë dhe perime
Zvogëlimi i peshës trupore (për obezët)
Zvoglimi i konsumit të kripës
Aktiviteti fizik p.sh shëtitjet e rregullta prej 30 min në ditë. / Tirananews.al/