TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shiste drogë të fortë, arrestohet 30-vjeçari në zonën e “Unazës së Re”

10:58 / January 29, 2023

Aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit, banorët e Elbasanit në protestë: Një segment i rrezikshëm

10:46 / January 29, 2023

“Po hap një luftë që nuk e meritoj”! Pas debatit me Maestron, Valbona Mema gati të lërë lojën

10:39 / January 29, 2023

10 gola te Marseja, tifozët e Interit “qajnë” largimin e Alexis Sanchez

10:23 / January 29, 2023

Gazi me Libinë, Italia nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe

10:15 / January 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Çfarë është Micoren, ilaçi i viteve 1980 që po shqetëson ish-futbollistët?

08:25 / January 25, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas vdekjes së Gianluca Viallit dhe Sinisa Mihajlovic nga tumoret, bota e futbollit ka nisur të dridhet. Në veçanti, ish-lojtarët kanë frikë se suplementet dhe barnat që dikur merreshin shumë më lehtë se sa sot, mund të shkaktojnë sëmundje me pasoja fatale për jetën.

Pas Dino Baggio, edhe Marco Tardelli e pranoi se ishte i shqetësuar. Ish-lojtari i Juventusit dhe i kombëtares italiane, e pranon se gjatë karrierës së tij ka pirë vazhdimisht Micoren. “Kur kam luajtur, në vitet 1980-1990, nuk kishte një vëmendje aq të madhe ndaj farmakologjisë sa sot. Sot një lojtar ndiqet shumë në aspektin mjekësor, madje asistohet edhe nga pikëpamja psikologjike”– deklaroi 68-vjeçari në një intervistë për “Corriere della Sera”.

Tardelli shtoi: “Kohët e rikuperimit nga dëmtimet ishin të shkurtra. Ne ishim të detyruar të luanim, prandaj ka mundësi që të kemi abuzuar me ndonjë ilaç. Ne i besonim verbërisht mjekut të klubit. Nuk kishim as njohuritë dhe ndërgjegjësimin që kanë lojtarët e sotëm”.

Ish-futbollisti i famshëm italian nuk beson se “ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis ilaçeve të marra dhe vdekjes së parakohshme të disa sportistëve”. “Askush nuk e ka shpjeguar ndonjëherë këtë marrëdhënie. Si mund ta mbështetemi tek një tezë e tillë? Sigurisht, është e sigurt që nuk do të shihni ish-sportistë që t’i kalojnë të 100-at”,- theksoi ai. Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe Giuseppe Bergomi, që kujton përvojën e tij me ilaçin Micoren kur luante me Interin. Ish-kapiteni legjendar i skuadrës zi-kaltër, aktualisht trajner,thotë se u inkurajua të marrë Micoren për të përmirësuar performancën e tij sportive.

“Edhe unë kam frikë. Por 20 vjet më parë kur fola, mora një letër kërcënuese nga federata italiane e futbollit, FIGC. Kur isha në një klub, emrin e të cilit nuk do ta përmend, e konsumoja Micoren para lojës si të ishte një karamele. Në kohë ai ilaç nuk ishte i ndaluar. Por pas disa vitesh u be shumë i ndaluar. Po ashtu kam pirë edhe Anemina, një lëndë që nuk cilësohej doping, por ia ndjeja efektin:nuk ndjeja lodhje në fushë, kisha rrahje zemre të përshpejtuar dhe një përqendrim më të madh”– thotë Massimo Brambati, agjent sportiv dhe ish-futbollist.

Gjatë viteve 1980, Micoren ishte një substancë e ligjshme, e konsideruar si e padëmshme. Por më pas, konsumimi i saj u ndalua në mbarë botën për shkak të rreziqeve të mundshme shëndetësore që paraqet për atletët. U përdor kryesisht në botën e futbollit, por më pas në vitin 1985 u ndalua me ligjin anti–doping. Ai është përdorur për ta nisur ndeshjen me 100 për qind të kapacitetit të mushkërive, dhe për të parandaluar që trupi të mësohej me sforcimin fizik që në minutat e para të lojës. Po ashtu,ai ndihmoi në ruajtjen e sforcimi të gjatë në kohë.

Është një ilaç që e përmirëson frymëmarrjen, jepet nga mjekët në rastin e krizave të astmës dhe presionit të ulët të gjakut. Megjithatë, në një periudhë afat të shkurtër, ai ka efekte anësore të rëndësishme:probleme kardiovaskulare, teksa dihet shumë pak dihet mbi efektet e tij afatgjata.

Duket se futbollistët nuk këshilloheshin (nga mjekët dhe trajnerët) që të merrnin vetëm Micoren, por një koktej me barna të ndryshme. “Isha 20 vjeç dhe më thanë se duke pirë një koktej të tillë do të kisha një paraqitje më të mirë në fushën e blertë. Kishte trajnerë që inatoseshin po të mos i pije ato”- thotë Brambati.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe Florin Raducioiu, sulmuesi i Barit, Veronës, Brescias dhe Milanit në vitet 1990. Por për të shmangur alarmet e panevojshme, trajneri i kombëtaresitaliane, Roberto Mancini, i ftoi të gjithë të “gjitha këto deklarata të merren me rezerva”, në pritje të studimeve shkencore për të sqaruar efektet afatgjata të barnave si Micoren. / Today – Bota.al

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Një pasanik 35-vjeçar i kohës, arkeologët kanë gjetur mumien më të vjetër të Egjiptit

10:09 / January 29, 2023

Tharja e lumit Kolorado, 7 shtete në krizë për ujë

09:17 / January 29, 2023

Përplasjet me Bullgarinë, Bujar Osmani: Ka nisur fushata elektorale

08:48 / January 29, 2023

Konsumatorët amerikanë të lodhur nga kërkesat për bakshish

21:32 / January 28, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit, banorët e Elbasanit në protestë: Një segment i rrezikshëm

10:46 / January 29, 2023

“Po hap një luftë që nuk e meritoj”! Pas debatit me Maestron, Valbona Mema gati të lërë lojën

10:39 / January 29, 2023

Hiqen 20 kamera “spiune” të grupeve kriminale në Fier dhe Lushnje, 5 persona janë nën hetim

09:55 / January 29, 2023

10 lëvizjet e Luizit që e bëjnë atë gjeni në lojën e “Big Brother Vip 2”

09:31 / January 29, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Shiste drogë të fortë, arrestohet 30-vjeçari në zonën e “Unazës së Re”

10:58 / January 29, 2023

Aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit, banorët e Elbasanit në protestë: Një segment i rrezikshëm

10:46 / January 29, 2023

“Po hap një luftë që nuk e meritoj”! Pas debatit me Maestron, Valbona Mema gati të lërë lojën

10:39 / January 29, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.