Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë nga djegia e automjeteve të drejtorit të bashkisë

09:54 / February 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mëngjesin e të martës pesë automjete u gjetën të djegura në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku shënjestra e zjarrit të qëllimshëm ishin mjete e drejtorit në bashkinë e Vlorës, Genti Sherifi dhe bashkëshortes së tij.

Mësohet se automjetet janë spërkatur me benzinë dhe dyshohet se autorët kanë qenë dy persona të maskuar. Në vendngjarje janë gjendur edhe dy bidonë me benzinë, që dyshohet të jenë përdorur për zjarrvënien.

Sipas dyshimeve të Policisë, automjetet në të cilat është hedhur lëndë djegëse janë në pronësi të Genti Sherifit. Ky i fundit mban detyrën e drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë Vlorë. Nga flakët janë përfshirë automjeti tip “Benz” me targa AA 939 LU dhe një “Golf” me targa AA 728 KP, të cilët janë në pronësi të Sherifajt, ndërsa zjarri ka përfshirë dhe tri automjete të tjera që ishin parkuar afër tyre.

Një “Mercedez ML”, një “Fiat” dhe një “BMë”. Nga flakët është shkrumbuar thuajse plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të Sherifajt, ndërsa mjetet e tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Mësohet se gjithçka është parë nga banorë të zonës, të cilët edhe kanë lajmëruar Policinë dhe zjarrfikëset.

Policia e Vlorës bën të ditur se në vendin ku ishin parkuar makinat mungojnë kamerat e sigurisë dhe për këtë arsye janë shikuar pamjet nga kamerat përreth vendit për të identifikuar autorët, pasi pallati ndodhet shumë pranë “Lungomares” dhe konsullatës italiane. Në bazë të këtyre pamjeve del se autorët e zjarrvënies kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët më pas janë ndihmuar nga një i tretë që i priste në automjet.

Referuar hetimeve, nuk ka ende ndonjë pistë se cili mund të jetë shkaku i ngjarjes, ndërsa zyrtari i Bashkisë Vlorë njihet si person pa probleme. Genti Sherifi punon prej disa vitesh në Bashkinë e Vlorës. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e Sherifit.

Grupi hetimor është duke mbledhur të dhëna për të gjetur ndonjë shkak, që mund të çojë edhe në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Djegia e automjeteve është kthyer në një fenomen shqetësues në qytetin e Vlorës, pasi gjatë viteve të fundit janë djegur me dhjetëra makina. Shumica e këtyre ngjarjeve janë ende pa autorë, ndërkohë që shkaku është shpesh hakmarrja për ndonjë konflikt.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.