Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Çfarë fiksuan kamerat për katër personat që vodhën bankomatin në Kavajë. Sa para morën autorët me kapuç?

22:24 / August 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bankomatet vjedhja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bankomati i një banke të nivelit të dytë në Kavajë është thyer dhe vjedhur nga të paktën katër persona, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Ngjarja ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit dhe sipas burimeve, autorët dyshohet të kenë marrë rreth 50 mijë lekë të rinj. Menjëherë sapo është marrë njoftimi për ngjarjen, Policia ka bërë veprimet e para hetimore, këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të kamerave të sigurisë.

Nga pamjet rezulton të kenë qenë 4 persona, me kapuça, por nuk dallohet fytyra e tyre. Gjatë gjithë ditës së djeshme, Policia e Kavajës ka shoqëruar 10 persona, që kanë karakteristika fizike të ngjashme me personat që shfaqen në kamerat e sigurisë. Megjithatë, deri tani, ende nuk është ndaluar asnjë person në lidhje me ketë ngjarje.

Nga ana tjetër, Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

“Në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në një bankomat të një banke të nivelit të dytë, një sasi të vogël lekësh.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

Ndërsa mësohet se ngjarja është mësuar në momentin që është aktivizuar alarmi i sigurisë së bankës, por në kohën që Policia ka mbërritur në vendngjarje, autorët ishin larguar.

bankomati kamerat kapuc Kavaje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk paraqitet avokati, shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën

10:31 / November 17, 2025

Sot seanca paraprake për Metën në GJKKO, vendoset nëse dosja do kalojë për gjykim

09:22 / November 17, 2025

Berisha sot në SPAK, për masën e sigurisë për dosjen “Partizani”

08:58 / November 17, 2025

Humbi jetën në vendin e punës, identifikohet 45-vjeçari shqiptar, shpërthejnë protestat

15:59 / November 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.