Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çfarë “fshihet” pas ditës së lindjes?

10:23 / November 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ditelindje profivideos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thëniet biblike

Nuk dihet me saktësi cila është origjina e festimeve për datën e lindjes apo e tortës që bëjmë për këtë rast.

Megjithatë, ajo që dihet është se kjo përmendet për herë të parë në shkrimet që vijnë nga Egjipti i lashtë (libri biblik “Gjeneza”), kur rreth viteve 3000 Para Krishtit festohej ditëlindja e një faraoni, shkruan gazeta “Huffinton Post”.

Në dritën e këtyre dëshmive, epitologu James Hoffmeier mendon se kjo festë përputhet më shumë me datën e kurorëzimit të faraonit dhe jo me ditëlindjen.

Sipas tij, një ditë e tillë kishte domethënien e lindjes së tij si perëndi.

Qirinjtë mbi tortë

Ata që kanë vendosur për herë të parë qirinj mbi tortën e ditëlindjes janë grekët, të cilët ofronin ëmbëlsira në formë hëne me simbolin e perëndisë Artemis, në shenjë përuljeje dhe falënderimi për këtë.

Për të ofruar imazhin e shkëlqimit dhe bukurisë së saj, grekët ndiznin qirinj dhe i vendosnin mbi këto ëmbëlsira. Ka gjasa që grekët t’i kenë huazuar festimet e ditëlindjes nga egjiptianët.

Romakët sjellin “risinë”

Romakët kanë qenë të parët që kanë festuar, njerëzit e thjeshtë më saktë, pasi grekët i organizonin këto festa veçse për perënditë.

Romakët festonin me familjarët dhe shoqërinë, duke i përfshirë këto madje në disa festime publike, sepse ditëlindja e njerëzve me influencë në shoqëri duhej të mbahej mend nga komuniteti.

Ata që festonin 50-vjetorin, merrnin një ëmbëlsirë të veçantë, të përbërë nga miell, vaj ulliri, mjaltë dhe djathë i bardhë.

Romakët kanë festuar vetëm mes meshkujsh për një kohë shumë të gjatë, ndërsa femrat filluan ta festonin ditëlindjen e tyre rreth shekullit XII.

Një rit pagan në fillesa

Në fillim të shfaqjes së ditëlindjes, të krishterët e konsideruan një rit pagan.

Kisha i dënonte këto festime, pasi i gjykonte si një shenjë e keqe. Në shekullin IV, të krishterët ndryshuan mendim dhe filluan të festojnë lindjen e Krishtit.

Kisha e ka pranuar këtë festë edhe për të tërhequr ata, të cilët festonin Saturnaljet romake.

Kontributi i “revolucionit industrial”

Një periudhë kohe, festat e organizuara me rastin e ditëlindjes së dikujt përfshinin ëmbëlsira vetëm për të pasurit sepse përbërësit e tyre konsideroheshin produkte luksi.

Më pas, revolucioni industrial ka lejuar shpërndarjen e tyre tek të gjithë njerëzit pjesëmarrës. Për më tepër, në fund të shekullit XIX, pastiçeritë nisën të shërbejnë ëmbëlsira të realizuara në shkallë industriale me çmime të leverdishme për blerësit e tyre.

Kënga tradicionale

Jo të fundit nga rëndësia, në 1893, amerikanët Patty Hill dhe Mildred J. Hill shkruan një këngë, të cilën e titulluan “Mirëmëngjesi të gjithëve” (Good morning to all).

Kjo këngë duhej të këndohej nga nxënësit përpara nisjes së programit mësimor të ditës. Robert Coleman e përpunoi në 1924 duke i shtuar edhe disa vargje të tjera.

E kështu, kënga e re “Happy birthday to you” (Shumë urime për ty) u bë mjaft e famshme në të gjithë botën dhe shoqëron tashmë çdo festë ditëlindjeje.

ditelindje Thëniet biblike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Në 62-vjetorin e lindjes, Rama publikon imazhin me kostum rozë dhe flamingo: Faleminderit për urimet!

12:27 / July 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.