Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Çfarë historie/ Refugjati i segreguar në një ishull të paqësorit mahnit Australinë

19:41 / February 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurdi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kush do ta kishte menduar! Një azilkërkues dhe gazetar i burgosur për vite të tëra nga Australia në një ishull në Paqësor, me krijimin e tij letrar, fitoi çmimin më të madh të letërsisë në vend. Behrouz Boochani, një kurd iranian, shkroi librin “Pa miq mes maleve”. Libri është dërguar me mesazhe, ndërsa ai ishte në burg. Libri fitoi Çmimin Viktorian për Letërsinë me vlerë 100 000 dollarë australianë. Po ashtu, i njëjti libër ka fituar Çmimin për Librin më të mirë jofikshion nga Victorian Premier’s Literary Aëards, me vlerë 25 mijë dollarë australianë.

Boochani vijon të mbetet i burgosur në ishullin Manus në Papua Guinea e Re dhe nuk i lejohet hyrja në Australi. Kjo e fundit ka politika tepër strikte kur është fjala për azilkërkuesit që mbërrijnë në brigjet e saj.

Vetë Boochani thotë se ky çmim i ka krijuar një pështjellim ndjesish. “Në njëfarë mënyre jam i lumtur sepse ia dola të kem vëmendje dhe shumë njerëz janë ndërgjegjësuar për situatën time. Kjo është gjë e mirë. Por nga ana tjetër më duket sikur nuk kam arsye të festoj, pasi kam shumë miq që vuajnë në këtë vend me mua”, thotë ai për BBC.

Libri është shkruar gjatë kohës që Boochani ndodhej në burg dhe i është dërguar nëpërmjet Ëhatsapp-it përkthyesit të tij, Omid Tofighian.

“ËhatsApp është si zyra ime”, tha ai. “Unë nuk shkruaja në letër sepse në atë kohë rojet çdo javë ose çdo muaj do të kontrollonin dhomën. Unë isha i shqetësuar që mund të humbasja shkrimet e mia, kështu që ishte më mirë për mua ta dërgoja atë që shkruaja”.

Boochani, i cili u arrestua së pari në vitin 2013, pasi mbërriti me varkë nga Azia Juglindore. Ai është bërë zëri më i njohur brenda sistemit australian të ndalimit jashtë kufijve të Australisë.

Australi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.