Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çfarë i ndodh trupit kur heqim dorë nga mishi

10:15 / June 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MSIH 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo vit, mijëra njerëz në botë vendosin të heqin dorë nga mishi dhe produkett shtazore për të zbuluar në befasi të plotë përfitime të mëdha shëndetësore në organizëm. Pavarësisht se mishi i kuq ofron proteinë, ai mund të zëvendësohet shumë mirë me produkte bazore të cilat kanë proteinë që i bën mirë metabolizmit dhe tretjes.

Rënia nga pesha
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit që ndjekin një dietë vegjetariane kanë një rënie të peshës që arrin deri në 4 kilogramë

Konsumi i bollshëm i frutave, perimeve, drithërave të plota dhe legumeve e bën rënien nga pesha më të lehtë, ndërsa mishi i kuq më të vështirë.

Kolesteroli
Pas heqjes dorë nga mishi i kuq, njeriu mund të vërejë një rënie të nivelit të kolesterolit në gjak.

Kjo është një gjë shumë e mirë sepse përmirëson shëndetin kardiovaskular i cili ka nevojë për shumë ushqyes që ofrohen nga burimet e tjera ushqimore jo-shtazore.

Stomaku
Stomaku i një personi që nuk ha mish është më i pastër.

Shumica e produkteve shtazore vijnë nga shtazë që janë ngopur me hormone dhe antibiotikë, ndërkohë perimet dhe frutat ofrojnë shumë fibër dhe antioksidantë që e mbajnë stomakun në gjendje shumë të mirë dhe eliminojnë patogjenët e rrezikshëm.

Lëkura
Një tretje e mirë reflektohet në fytyrë. Këtë e konfirmojnë ekspertët, sipas të cilëve, njerëzit që hanë ushqime me bazë bimore kanë më shumë shkëlqim rinor në lëkurën e tyre dhe më pak puçra.

Fibra, antioksidantët dhe mineralet ndihmojnë në pastrimin dhe shëndetin e lëkurës.

Gazrat
Rritja e beftë e sasisë së fibrës mund të shkaktojë fryrje dhe gazra.

Ekspertët rekomandojnë që heqja dorë nga mishi dhe zëvendësimi i tij me produkte bimore të bëhet në mënyrë të ngadaltë por të qëndrueshme.

Sëmundjet
Duke supozuar që njeriu heq dorë nga mishi por e zëvendëson atë me ushqime të shëndetshme dhe jo të përpunuara, organizmi është më i mbrojtur prej sëmundjeve të zemrës dhe disa tumoreve.

Ekspertët thonë se ky rrezik i ulur ndaj këtyre sëmundjeve i atribuohet pranisë së lartë që një njeri duhet të ketë në organizëm të fibrës dhe antioksidantëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.