Çamçakëzi kalon përmes trupit tuaj ashtu si çdo ushqim tjetër, por nuk tretet plotësisht. Nëse sistemi ynë i tretjes mund të tresë biftekun, sigurisht që do të tresë edhe çamçakëzin.
I vetmi ndryshim është që baza e saj nuk tretet për shkak të vetive kimike dhe përmbajtja nuk përthithet në zorrë si shumica e ushqimeve. Pasi të ndodhë, do të dalë si çdo gjë tjetër.
Nuk ka kornizë kohore të caktuar, sepse lëvizshmëria e sistemit të tretjes është e ndryshme tek të gjithë.
Nuk do të ngjitet tek zorrët dhe të formojë një piramidë gjigante prej çamçakëzi ose diçka të tillë të ngjashme.
Edhe pse nuk shpërbëhet plotësisht ajo do të dalë nga trupi përmes jashtëqitjes. Ekspertët ende vazhdojnë të këshillojnë që mos ta gëlltisni çamçakëzin, por jo për arsyet e frikshme që mund të keni menduar deri më sot.
Ai nuk do ju vrasë, as nuk do ju dëmtojë, por nuk është logjike që ta gëlltisni me dashje.
