Policia e Shtetit ka vijuar dhe kontrollet gjatë natës në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ajo bën dhe një apel për qytetarët: “Ajo që kërkohet nga çdo qytetar është të rrijë në shtëpi, duke respektuar oraret e vendosura në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Na ndihmoni dhe ju, të mos ndëshkoheni me gjoba!”-apelon policia.
Në videon e postuar duken rrugët bosh dhe vetëm makina të parkuar, në zbatim të urdhrit.
