Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Çfarë ndodh me organizmin kur ushqehemi nga stresi

19:35 / May 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bodyhumanokok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stresi shkakton një kaos të vërtetë në organizëm dhe ndikon në funksionin e të gjitha organeve. Në shumë raste, stresi nxit ushqyerjen e tepruar e pa fre, pavarësisht mungesës së urisë. Kjo nënkupton se në situata stresuese, janë emocionet ato që diktojnë kohën kur njeriu duhet të ushqejë dhe sasinë e ushqimeve të konsumuara.

Çfarë ndodh në organizëm kur jeni të stresuar

Në situata stresuese, në organizëm çlirohet hormoni kortizol i cili shton oreksin dhe dëshirën për të ngrënë. Njerëzit që janë të stresuar kanë tendencën të hanë më shumë ushqime të pasura me yndyrna dhe sheqer.

Kur kortizoli kombinohet me insulinën, atëherë njeriu nuk di të frenojë përpara ushqimeve. Ekspertët finlandezë, të cilueve u referohet AgroWeb.org thonë se gratë dhe vajzat janë më të prirura ta teprojnë me ushqimin kur janë të stresuara.

Kësisoj kjo gjini është më e rrezikuar nga obeziteti. Sipas ekspertëve, njerëzit që e teprojnë me ushqimin kur janë të stresuar rrezikojnë të bëhen obezë në një periudhë më të shkurtër kohore se njerëzit që e teprojnë me ushqimin por që nuk janë të stresuar.

Kjo do të thotë se stresi ndikon direkt tek mënyra se si trupi depoziton yndyrnat dhe niveli i shëndoshjes.

Cilat janë shenjat që tregojnë se stresi ju shtyn drejt ushqimit

Ekspertët thonë se njeriu mund të jetë i vëmendshëm ndaj mënyrës së të ngrënit dhe të dallojë nëse stresi është faktor nxitës.
Disa prej shenjave që tregojnë se zgjedhjet tuaja ushqimore përcaktohen nga stresi janë:
Ushqyerja robotike
Ndjesia e fajit dhe turpit pas të ngrënit
Ushqyerja e izoluar dhe në vende të çuditshme
Ushqyerja e nxituar pas një argumenti
Nepsi për të ëmbla dhe ushqime të yndyrshme

Kjo tendencë mund të luftohet duke u përpjekur për të gjetur burimin e stresit dhe përballur me të. Aktiviteti fizik përbën strategjinë më të mirë për të qëndruar larg ushqimeve të panevojshme. Ecja, meditimi, joga, vrapi kanë fuqinë të pastrojnë organizmin nga emocionet e këqija, thonë ekspertët.

Njerëzit që vuajnë nga stresi duhet të kërkojnë ndihmë e të këshillohen edhe me një terapist, i cili mund t’ju ndihmojë që të kuptoni se zgjidhja ndaj stresit nuk qëndron tek frigoriferi./AgroWeb.org

hajme organizmi Stresi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.