Elementë të rrezikshëm brenda burgjeve kanë vijuar të ruajnë lidhjet e tyre kriminale brenda dhe jashtë burgut duke u bërë rrezik serioz për rendin dhe sigurinë ka bërë të ditur drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.
“Elementë shumë të rrezikshëm është konstatuar që edhe pse ndodhen brenda burgjeve ose si të dënuar apo paraburgosur kanë vazhduar me intensitet të ruajnë lidhjet e tyre kriminale si brenda dhe jashtë burgut duke u bërë rrezik serioz për rendin dhe sigurinë në burgje por jo vetëm”, tha ajo.
Sipas Prelës madje ata kanë guxuar megjithëse kanë qenë të izoluar në burg të bëhen rrezik serioz edhe për punën e punonjësve të drejtësisë.
Donika Prela kujtoi se në fillim vit kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjore, ndërkohë që regjimi i posaçëm ne burgje është deleguar edhe për Prokurorin e Krimeve te Renda.
