Ditën e sotme u bë zyrtare përjashtimi i Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, apsi në shkresën e PD-së drejtuar Kuvendit, emri i ish-kryeministrit nuk ishte pjesë e atij grupi.
Ndërkohë Berisha i ftuar në “Syri Tv” u shpreh se ka 3 arsye përse vendimi i Bashës është anti ligjor. Ai tha se është anëtar i Grupit të PD.
Berisha: Çfarë thotë statuti, masat disiplinore ndaj drejtuesve i merr Këshilli Kombëtar me 2 të tretat ndërkohë këshilli shkarkon vetë kryetarin
50 +1 e shkarkon detyra
Deklarata e Lulzim Bashës ka krijuar një traumë shumë të madhe në PD, jua them me fakte dhe sinqeritet, është në krizë të thellë dhe rrezik të madh.
Kam kërkuar që partia të mos merret me ‘non grata’ nuk doja ta ngjallja këtë debat, por në këto kushte unë nuk dua kurrë që PD-ja nga ky zhvillim të dëmtohet.
Do bëj çdo gjë dhe do ua demonstroj që PD të dalë nga ky proces edhe më e madhe me kushtin me të thjeshtë , që të shprehen anëtarët me votën e tyre.
Nuk ka gjë që e shëron këtë përçarje përveçse kjo.
Lëvizja ime mbyllet ashtu siç voton anëtarësia nuk kam këtë qëllim, por vetëm ta shpëtoj PD nga një situatë tejet e rëndë, nga një vendim i paimagjinueshëm
Do bëj gjithçka për të mos lejuar zvogëlimin e partisë, do filloj foltoret me anëtarësinë vetëm me këtë qëllim.
