Tani është një moment delikat për Komisionin e ri Evropian sipas një sondazhi të bërë nga ECFR, Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Studimi, i publikuar nga ilsole24ore.com, flet për ankthe në kontinentin e vjetër. Mes të tjerash, një e treta e njerëzve të pyetur kanë frikën e shpërthimit të një konflikti mes vendeve anëtare të BE. 5% janë të frikësuar nga politika e jashtme e presidentit amerikan Donald Trump dhe që kërkon mekanizma mbrojtës evropianë.
Studimi i ECFR-së bazohet në 60 mijë intervista, në 14 shtete anëtare të marra në pyetje në tre grupe të mëdha. Vendet ku stresi dominon janë Italia, Hungaria dhe Greqia. Në frikë janë Franca, Sllovakia dhe Republika çeke. Në të tjerat për momentin fiton optimizmi. Jo vetëm në Gjermani dhe Holandë, por dhe në Spanjë. Kjo do të thotë se një pjesë e mirë e europianëve pranon se BE mund të shpërbëhet në 10-20 vitet e fundit.
Frika kryesore në rast të shpërbërjes së BE është humbja e një force që mund të kundërshtojë në nivel ndërkombëtar presionin amerikan apo kinez. Nga studimi i ECFR-së, i prezantuar nga Susi Dennison del se dëshira e një pjese të mirë të qytetarëve është forcimi i mekanizmave të mbrojtjes evropiane. “Evropianët kanë më shumë besim te Unioni se tek qeveritë e tyre kur bëhet fjalë për të mbrojtur interesat ndaj fuqive të tjera globale”, shpjegon Dennison.
I njëjti studim tregon se në shumë vende qytetarët besojnë jashtëzakonisht shumë se qeveritë kombëtare mund të përfaqësojën më mirë interesat e tyre në fushën tregtare se sa Brukseli. “Opinioni publik nuk është më pengesë në krijimin e një politike të jashtme evropiane më koherente dhe efikase”, thotë Dennison. Por ka edhe më shumë. Vetëdija për interesat e përbashkëta në rrafshin ndërkombëtar mund të forcojë dëshirën e integrimit.
Në këtë kuptim fjalimi i fundit i presidentes së re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëjnë të qartë se kjo e fundit është në dijeni të nevojës për të rilidhur BE me qytetarët e saj, në mënyrë që ti kundërvihet euroskepticizmit në rritje dhe partive nacionaliste.
