Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çfarë ndodhi në fundjavë, dhjetë të arrestuar në Tiranë

09:23 / March 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e Tiranes1 657x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën të ditur se dhjetë persona janë arrestuar në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.

Disa prej tyre janë ndaluar për vjedhje, të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, apo që kanë braktisur mjetin pas aksidentit etj.

NJOFTIMI

Tiranë

Bien në pranga 10 shtetas,  për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në zbatim të planit të masave për kontrollin e gjithë territorit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale  :

E. K., 17 vjeç, banues në Kavajë, pasi jatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ç. D., 36 vjeç, pasi ka vjedhur disa materiale në banesën e shtetasit E. V.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. A., 24 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 34 vjeç, pasi ka vjedhur një aparat celular të një shtetasi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 54 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
G. D., 48 vjeç dhe U. M., 41 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

A. H., 25 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

E. Xh., 25 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja mjetin me drejtues F. Ç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi F. Ç., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ;

P. K., 62 vjeç, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”,  nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, për të bërë testin e alkolit me aparatin digital drager.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.