Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çfarë nuk u shohin sytë! Moderatorët e Facebook dhe YouTube deklaratë për stresin post-traumatik

09:11 / January 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
social media
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moderatorët e përmbajtjes së rrjeteve sociale u kërkohet të nënshkruajnë një deklaratë duke u shprehur se e kuptojnë se puna mund tu shkaktojë PTSD, stresin post traumatik sipas raporteve.

Financial Times dhe The Verge shkruajnë se moderatorët e Facebook dhe Youtube, të punësuar nga kontraktori Accenture, u është dërguar një formular.

moderatorët monitorojnë materialet e pakëndshme dhe shpesh shohin qindra imazhe shqetësuese gjatë punës së tyre. Accenture tha se mirëqënia e punëtorëve të saj “ishte përparësi kryesore”.

Në një deklaratë kompania tha se vetëm punonjësve të rinj u është kërkuar të plotësojnë këtë formular ndërsa punonjësve aktuale u është dërguar në formë përditësimi.

“Ne përditësojmë rregullisht informacionin që u japim njerëzve tanë për tu siguruar që ata të kenë të qartë punën që bëjnë”, thotë kompania.

Accenture është një kompani shërbimi profesionale e kontraktuar nga firma si Google, Facebook, Twitter. Punonjësit e saj monitorojnë rrjetet sociale për të hequr materialet e papërshtatshme. Dhe shpesh puna kërkon që të shohin apo dëgjojnë postime të tmerrshme të natyrës së dhunshme apo seksuale.

Raporti vjen pasi Facebook po përballet me padi nga ish moderatorë të përmbajtjes për një sërë çështjesh të shëndetit mendor në Kaliforni dhe Irlandë.

Rastet e problemeve të shëndetit mendor apo stresit post-traumatik janë rritur mes moderatorëve të përmbajtjes. Në 2019 The Verge publikoi një raport për moderatorët e Facebook. Madje një prej tyre thoshte se “fle me armën te koka”, pas punës.

Megjithatë, ekspertët thonë se të kuptuarit e problemeve që mund të shkaktojë kjo punë, nuk i lehtëson rreziqet e saj.

facebook
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.