Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë parashikon reforma e re e pensioneve? – Nga formula e indeksimit, tek mosha dhe rezidenca

18:56 / February 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensioniste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Botërore ka nisur punën për rishikimin e skemës së pensioneve, e cila pavarësisht ndërhyrjeve të bëra në vitin 2015, ende nuk ka arritur në nivelin që të ardhurat nga kontributet, të barazohet me shpenzimet, duke bërë që çdo vit të kërkojë shuma të konsiderueshme subvencioni nga buxheti i shtetit.

Po ashtu, rritja e pagës minimale në shkallë vendi në 40 mijë lekë në muaj, çka rriti edhe kontributet që derdhin të punësuarit si dhe rritja së pagës maksimale për efekt kontributesh apo pagave në tërësi në sektorin publik, sërish nuk eliminuan vështirësitë financiare.

Nga ana tjetër rritja e trendit emigrues të fuqisë punëtore, është kthyer në shqetësim serioz për këtë skemë. Ndërhyrja e dytë e qeverisë, synon që të adresojë të gjitha këto problematika dhe ta bëjë skemën më të qëndrueshme, duke garantuar edhe të ardhura më dinjitoze për pensionistët e ardhshëm.

Konkretisht, qeveria synon të ndërhyjë në disa elementë. Një nga këto është indeksimi i pensioneve, ku aktualisht merret në konsideratë inflacioni i shportës. Një nga diskutimet që po bëhet me Bankën Botërore është nëse do duhet të merret i njëjti inflacion për gjithë gamën e pensioneve, apo do duhet të merret në bazë të një niveli të caktuar dhe më pas të shpërndahet në pjesën tjetër. Pjesë e reformës së re do të jenë edhe saktësimet lidhur me rezidencën dhe jo rezidencën e pensionistëve, kompensimet e energjisë elektrike, ushqimeve apo shpenzimeve te tjera.

Në fokus të ndërhyrjeve do të jetë edhe mosha e daljes në pension referuar projeksioneve qe janë bërë nga reforma e vitit 2014, si dhe do të preken edhe pensionet suplementare.

Reforma do të marre në konsideratë zhvillimet e dekadës së fundit qe lidhen me demografinë në Shqipëri, jetëgjatësinë, raportin kontribuues- përfitues, ne mënyrë që këto ndërhyje të reflektohen si ne qëndrueshmëri të skemës ashtu edhe në shpërndarje më të drejtë të mbështetjes për këtë kategori.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokatët e Erion Veliajt 5 orë në burgun e Durrësit, përgatitet padia në Strasburg: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë

14:46 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026

Qeveria kufizon zhurmat në zonat bregdetare, miratohen nivele të reja decibelësh për sezonin turistik

13:03 / July 28, 2026

Administrata Tatimore dhe Doganore kanë falur deri më tani 416 mln euro detyrime e gjoba të bizneseve 

12:56 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.