Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Çfarë përmban makineria luftarake e Izraelit që synon të shfarosë Hamasin?

12:17 / October 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
israelWIC2 custom 9c0a063c5e8ec53d5b1dbd5f575dd9ebc57bc69a scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Izraeli ka njoftuar sot se do të përdor të gjithë arsenalin e tij ushtarak, që përfshin mijëra tanke, avionë luftarakë dhe 173,000 trupa për të zhdukur Hamasin, një javë pasi terroristët sulmuan pa mëshirë vendin duke vrarë më shumë se 1300 civilë.

Që pas të shtunës forcat izraelite kanë përdorur forcën e tyre ajrore prej 600 avionësh dhe artilerinë me 300 raketahedhës për të goditur pamëshirshëm Rripin e Gazës, duke shkatërruar mijëra objektiva që i përkisnin Hamasit dhe duke vrarë 1,530 palestinezë. Por, urdhri për evakuimin e 1.1 milionë palestinezëve nga veriu në jugun e Gazës brenda 24 orëve, tregon se sulmi i pamëshirshëm që ka parë deri më tani shpërthimin e 4000 tonëve eksploziv nuk do të ndalet me kaq.

Në orët në vijim pritet që 173,000 ushtarët e Izraelit, të mbështetur nga 300,000 rezervistë që janë mbledhur nga i gjithë vendi, do të luftojnë për mundësinë për të shfarrosur njëherë e mirë Hamasin, siç ka kërkuar kryeministri Benjamin Netanjahu. Kjo forcë e madhe, së bashku me 300 tanke ushtarake, përfshirë obusët vetëlëvizës, tashmë janë në kufirin e Rripit të Gazës.

Fuqia ushtarake e Izraelit është shumë më e madhe se ajo e terroristëve të Hamasit dhe këtë e tregon fakti se që nga e shtuna, mbi 6000 raketa janë lëshuar nga Izraeli drejt Gazës, ndërsa Hamasi posedon vetëm 10,000 raketa që janë ndërtuar në fshehtësi. Izraeli po tërheq gjithashtu forcat e tij speciale nga njësia elitare Sayeret Matkal për të luftuar kundër Hamasit. Besohet se ata do të synojnë të eleminojnë në veçanti luftëtarë të rangut të lartë të Hamasit dhe gjithashtu të shpëtojnë qindra izraelitë që janë marrë peng.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë thënë se duan të shembin plotësisht pushtetin e Hamasit, që synon të qeverisë në Palestinë. Sakaq, deri më tani sulmet ajrore izraelite kanë rrafshuar pjesën më të madhe të qytetit të Beit Hanoun në cepin verilindor të enklavës palestineze, të cilin terroristët e Hamasit e kishin përdorur si terren për sulmet e tyre dhe kanë vrarë 1530 palestinezë.

makineria luftarake e Izraelit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë: “Nga 300 në 1,000 në ditë”/ Goditen rafineritë, bie prodhimi i benzinës

09:01 / August 29, 2026

Shembja e akullnajës në kufirin Nepal-Tibet ndez alarmin e ekspertëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun për katastrofa

08:57 / August 29, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.