Sali Berisha pas daljes nga salla e Kuvendit ka nisur planin e tij kundra Lulzim Bashës.
Teksa nuk u paraqitën në mbledhjen e partisë demokratike pas përfundimit të seancës së parë parlamentare, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Noka raportohet të kenë qenë në zyrën e ish kryeministri Berisha.
Përjashtimi i Sali Berishës/ Ish-deputeti i PD tallet keq me ish-kryeministrin: Doktor je ulur në karrigen time, e mban mend kur na thoshe s’do mbaheni mend? Tani pësove…
Pasi ka përfunduar takimi dhe demokratët që janë pozicionuar në krah të Berishës kanë dalë nga mbledhja. Së fundmi shihet mbërritja me urgjencë edhe e djalit të tij Shkëlzen Berisha i cili zbret nga makina me shpejtësi dhe bëhet gati për tu ngjitur në zyrën e ish kryeministrit.
