Rrjedhja nga lista e deputetëve të opozitës vijon teksa emra të rinj kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit. Mësohet se bëhet fjalë për tre emra, dy nga LSI dhe një nga PD të cilët kanë dalë kundër qëndrimit të opozitës.
Bëhet fjalë për Erdiola Braha, kandidatë e LSI në qarkun Gjirokastër që aktualisht mban edhe postin e kryetares së LSI të Tepelenës. Si dhe Elda Hoti e LSI në qarkun Lezhë. Të dyja kandidatet në listë kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit në KQZ mbrëmjen e të hënës.
Nga PD e ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit Majlinda Halilaj e PD qarku Tiranë. Kujtojmë që një ditë më parë edhe Lefter Maliqi dhe Ligoraq Karamelo në listën e PD dorëzuan dokumentacionin e duhur. Sot në Kuvend pritet të betohen katër deputetët e LSI që pranuan mandatet. E mesa duket rrjedhja e emrave në listë do të vijojë ende.