Mëngjesin e kësaj të hëne ka pasur sëriësh përplasje në bashkinë e Devollit mes kryetarit aktual, Bledjon Nallbati dhe atij të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Eduard Duro.
Ky i fundit ka njoftuar forcat e FNSH-së për të hyrë në zyrë e për të nxjerrë prej aty Nallbatin.
Në fjalën e tij para gazetarëve, ish-kryebashiaku ka deklaruar se bashkia është pushtuar dhe administrata nuk mund të punojë nën terrorin e policëve. Ai është shprehur se do të vazhdojë t’iu shërbejë qytetarëve dhe do shkojë çdo ditë te bashkia.
“Bashkia u dhunua në prezencë të deputetëve dhe prefektit të Korçës. Brenda bashkisë ka Forca Speciale. Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë, i zgjedhur nga 59% e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë, 24 orë në ditë”, tha ai.
Ndërsa kryetari aktual i bashkisë, Duro, tha se ka shkuar në zyrë që në orën 06:30, ka deklaruar se janë futur nëpër zyra një pjesë e punonjësve të bashkisë.
Ai është shprehur se e ka thirrur vetë policinë, pas informacioneve se do të kishte tubim nga opozitarët.
“Nje pjese e punonjesve kane hyre ne zyre. Policine e kam thirrur une pasi kisha informacion se do behej ky tubim. Po pres qe te gjithe punonjesit e tjere te hyjne ne zyre. Ish kryetari nuk pranoi te largohej ndaj u detyruam te veprojme keshtu. Une kam patur takime edhe me punonjesit diten e shtune. Ata do vijne ne pune”, ka thënë Duro.
Pas Nallbatit i pari që ka reaguar ka qenë vetë kreu i opozitës Lulzim Basha. “Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!”, shkruan Basha në Facebook.
Ndërkohë pas Bashës ka ardhur dhe reagimi i socialistëve. Taulant Balla duke postuar një certifikatë që është lëshuar sot nga institucioni i bashkisë në drejtimin e Duros thotë se të sapozgjedhurit vijojnë punën normalisht duke ofruar shërbimet bazë.
“Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën. Për llafe dhe zhurmë kemi LB✌ që nuk ka nevojë të zgjidhet😂😂😂 edhe brenda të vetëve. 30 Qershori ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’do të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike”, shkruan Balla gjithashtu në Facebook.

