Ka shkuar në 100 numri i të helmuarve në lagjen e Vjetër të Bulqizës, ndërkohë që mbeten ende mister shkaqet. Në një kohë që priten përfundimet e analizave për të zbuluar arsyen e këtij helmimi masiv, mjeku Ramazan Ceni thotë se shkaktar është uji i pijshëm.
“Personat paraqiten me bark dhe të vjella por edhe me dhimbje barku. Helmimi ka ardhur nga uji, fluksi i të prekurve vazhdon”, ka thënë ai.
Për mjekun situata vijon të mbetet shqetësuese, pasi këtë të hënë janë paraqitur dy raste të reja, 2 fëmijë dhe 4 të rritur.
Lexo edhe- BULQIZË: Mbi 90 të helmuar, shkaku ende mister
Por teksa mendohet uji i pijshëm si shkak kryesor, mjekët nuk përjashtojnë as ndonjë keqbërës apo ndonjë furrë buke.
Ndërsa një prej pacientëve në spital thotë se ata janë prekur të gjtihë si familje nga helmimi. “Nuk e dimë çfarë kemi. Dyshojmë se nga uji ka ardhur”, thotë kryefamiljari.