Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë pritet? Opozita proteston, policia vendos tela me gjemba te Parlamenti. Ruçi anuloi seancën

08:44 / February 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jemba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita proteston sot para Parlamentit, në vijim të protestës së 16 shkurtit. Policia ka paralajmëruar se do tentohet të futen njerëz në sallën e Kuvendit. Ndërsa kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi anuloi edhe seancën e sotme parlamentare.

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, duke u nisur nga situata e krijuar kanë marrë masat duke vendosur një brez me tela me gjemba në të gjithë perimetrin e sallës së Parlamentit.

I gjithë perimetri i Parlamentit do të rrethohet gjithashtu nga një kordon me policë. Rreth 2 mijë forca të policisë do të jenë sot në protestë, një numër më i lartë efektivësh se ai i tubimit të 16 shkurtit.

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje dje partive të opozitës që të distancohen nga skenarët e dhunës. Partitë do tentojnë të futen me forcë në sallën e Kuvendit dhe të krijojnë akte dhune, thuhej në njoftimin e një dite më parë të policisë.

“Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”, theksojnë forcat e rendit.

Në komunikatën për mediat, thuhet se: “Policia e Shtetit e siguron opinionin publik, se forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t’i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet të plotë, çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune. Po ashtu, janë marrë të gjitha masat për identifikimin dhe skedimin e çdo individi që do të evidentohet si shkelës i ligjit, si edhe për ndalimin e për nxjerrjen e çdo shkelësi përpara drejtësisë”.

parlament
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.