Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë Konventën Kombëtare, çka vjen fill pasi ish kryetari i saj Ilir Meta dorëzoi postin e presidentit të vendit.
Pas 5 vitesh ish-presidenti Ilir Meta rikthehet në një nga organizimet e LSI, në Konventën Kombëtare.
Sot veç Kryemadhit do të flasë edhe Meta.
Meta pati edhe 2 komunikime në rrjetet sociale ku theksoi besëlidhjen kuqezi për sovranitetin dhe referendumin.
Pritet edhe dorëheqja e Kryemadhit edhe pse Meta deklaroi sot se kreun e LSI e ka lënë në kohën kur u bë president.