Ditën e sotme u shkarkua nga detyra gjyqtarja Fatmira Hajdari! Në seancën e ditës së sotme, ku Hajdari ishte e pranishme, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vendosi shkarkimin e saj nga detyra, për shkak se kishte fshehur që i ishte refuzuar viza amerikane dhe nuk justifikonte 470 mijë $.
Avokati Spartak Ngjela shprehet se për gruan e Azem Hajdarit e vështirë të stisen prova.
Ai tha se KPK nuk ka forcë fare pasi ata janë të gjithë ndërkombëtarë dhe nuk ka asnjë shqiptar
“Çështja është që nuk mund të gënjehet për gruan e Azem Hajdarit është shumë e vështirë të stisen prova.
Unë i kam miq ata por dua të vërtetën më shumë. Çështja është që vetëm proceset gjyqësore mund ta nxjerrin tamam të vërtetën e asaj pasurie.
Çfarë mund të kishte në mbrojtje ajo? Do të kishte mbrojtje sepse pas vrasjes së Azemit asaj mund t’i kenë dhuruar shumë gjëra. Unë nuk e di, duhet proces i rregullt gjyqësor.
Ligji ka karakter formal dhe nuk ja kanë nxjerrë shqiptarët por ndërkombëtarët. Duhet të keni parasysh një gjë,nuk kanë forcë fare KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) në lidhje me Vetingun e gjyqtarëve, ata janë të gjithë ndërkombëtar dhe nuk ka asnjë shqiptar”, u shpreh avokati.
