Grida Duma e ftuar në emisionin “Arnautistan”, iu përgjigj ndër të tjera edhe pyetjes se çfarë roli do të ketë në kabinetin e Lulzim Bashës.
Ajo tha se pëlqen shumë një rol politik, por për këtë specifikisht duhet të dijë më shumë Basha.
Në kabinetin e Bashës çfarë roli do të keni?
Duma: Duhet ta dijë Lulzim Basha. Shumë më pëlqen një rol politik. Unë pëlqej kryqëzimin e gjërave ose është përvoja në Ministrinë e Integrimit, por kjo nuk do të thotë se dua Ministrinë e Integrimit.
