Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Çfarë të tha Basha pasi more pjesë në ‘Foltoren’ e Berishës? Ja si përgjigjet deputetja e PD-së

12:51 / October 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 616d505106045 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Sorina Koti që mori pjesë në “Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha dha arsyet se përse e mori këtë vendim.

Koti tha për ABC se nuk është penduar, pasi e ka ndjerë të nevojshme të marrë pjesë në forume ku janë demokratët.

“Unë shkova në foltore pasi e gjykova që ishte foltore ku mblidheshin demokratët. Dhe si përfaqësuese e atyre që më kanë votuar e ndjeva detyrimin moral që duhet të shkoja atje ku ishin demokratët. Nuk jam bërë pishman sepse atje pashë një lloj entuziazmi dhe energjie që doja ta ndjeja se çfarë do të thotë të jesh demokrat, bashkë me ata që ndodheshin në sallë kemi punuar në 8 vitet e opozitës. Doja të isha zëri i atyre demokratëve që nuk kishin mundësi të ishin në sallë, unë si deputete patjetër që duhet të isha atje për të përfaqësuar zërin e demokratëve.

Unë jam për të forcuar PD dhe do të jem në çdo forum që do të organizojë. Nuk është çështje preference lideri. Nuk ka asgjë të keqe që demokratët të përfshihen në debate. E konsideroj si një pjesëmarrje e një forumi që është unik në llojin e vet, nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Është gjë e mirë sepse dhe shumë demokratë që ishin larguar janë bashkuar,” u shpreh ajo.

E pyetur nëse ka pasur reagim nga Lulzim Basha për pjesëmarrjen e saj në “Foltore”, Koti e mohoi. “Nuk ka pasur. Konsiderohet si një takim që do të përforcojë më tej qëndrimet tona në parti. Jam e bindur se kjo do të dalë për mirë. Nuk ka pasur asnjë lloj reagimi,” tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026

Rama për qëndrimin e Zelenskyt ndaj Kosovës: Ukraina gabon, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme

13:40 / August 13, 2026

Propozimi i PS për Territorialen, Aulon Kalaja: Është reformë elektorale

16:39 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.