Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çfarë thoshte Mit’hat Frashëri për aspiratat shqiptare, letra për L’Ere Nouvelle në 1920

08:52 / February 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë – “L’Ere Nouvelle” ka botuar, të premten e 19 marsit 1920, në faqen n°3, letrën e atdhetarit, shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, i njohur ndryshe me pseudonimin e Lumo Skëndos, në lidhje me aspiratat shqiptare, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

1581359646

Ne morëm letrën në vijim :

“Z. Kryeredaktor,

Sot, gazetat ju japin tekstin e përgjigjes së presidentit Wilson në lidhje me shkresat e Lloyd George – Millerand për çështjen e Adriatikut. Presidenti tha se nuk do të aprovohej asnjë plan që i jep Jugosllavisë një kompensim territorial në pjesën veriore të Shqipërisë për atë që do t’i merrej (hiqej) diku tjetër.

Bëhet fjalë për rajonin e Shkodrës që projekti Lloyd George – Clemenceau (i 20 janarit) ishte i gatshëm t’i jepte Jugosllavisë.

Është një hap drejt një zgjidhjeje të drejtë të çështjes shqiptare, sepse Jugosllavia, nga ana e saj, ka deklaruar se e njeh pavarësinë e Shqipërisë brenda kufijve që u vunë për të në 1913 në Londër. Që atëherë, presidenti Wilson u shpreh gjithashtu për pavarësinë e Shqipërisë.

Shqiptarët në mënyrë të përsëritur kanë shprehur dëshirën e tyre të fortë për të parë pavarësinë dhe sovranitetin e vendit të tyre të rikonfirmuara, pa asnjë ndërhyrje të huaj : qeveria e re e formuar nga Asambleja Kombëtare e mbajtur në Lushnje me 28 janar e dëshmon këtë gjë. Nëse dëshirojmë të sigurojmë paqen në Ballkan dhe të frenojmë aspiratat imperialiste, duhet të marrim parasysh aspiratat shqiptare.

Është për të ardhur keq që senatori amerikan Lodge mendoi se Korça duhej t’i jepej Greqisë, një rajon i cili, ashtu si Gjirokastra, është i banuar vetëm nga shqiptarë.

Shqipëria e 1913 paraqet minimumin jetik. Të bësh një amputim tjetër është si të nënshkruash vdekjen e Shqipërisë, një veprim kriminal dhe të një cinizmi hipokrit.

Ju lutemi pranoni, Z. Kryeredaktor, shprehjen e ndjenjave të mia të respektueshme.”

Lumo SKENDO

Delegat i shoqatës Pan-shqiptare “Vatra”

të Shteteve Bashkuara të Amerikës

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/letra-e-mit-hat-frasherit-per-l-ere-nouvelle-1920-nese-deshirojme-te-sigurojme-paqen-ne-ballkan-dhe-te-frenojme-aspiratat-imperialiste-duhet-te-marrim-parasysh-aspiratat-shqiptare/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.