Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se është trefishuar numri i testimeve teksa dr. Eugena Tomini përmendi dhe një “indikator pozitiviteti nën 5%”, një e dhënë e lidhur me kontrollin e virusit.
Ajo theksoi se në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon proçesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID19.
“Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë”-tha ajo.
Sipas saj, në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen.
