Bajram Begaj ka marrë postin e presidentit prej ditës së djeshme duke pasuar në krye të këtij institucioni Ilir Metën. Begaj do të qëndojë në këtë detyrë për 5 vitet e ardhshme.
Menjëherë pas marrjes së detyrës, Begaj ka ndryshuar faqen e presidencës në uebsite duke vendosur një foto ku shfaqet krah bashkëshortes Armanda Begaj dhe djemve të tyre.
Ai ka fshirë çdo material të presidentit të mëparshëm Ilir Meta duke nisur nga fjalimet, intervistat apo foto galeritë.
Ndërkohë në një vëzhgim në rrjetet sociale, Begaj shprehet se faqen e tij në Instagram do ta menaxhojë vetë ai bashkë me familjarët.
Ditën e sotme, ai ka publikuar një status ku pyet se çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë. Postimi është publikuar nga presidenti dy orë më parë por ende nuk ka marrë asnjë koment.